Permes disa keshillave te cilat do te ndihmojne te kuptosh se cilet mund jene gabimet qe beni gjate dietes dhe si pasoje nuk ju jep rrezultat.
Fillimi eshte i mire por nuk arrij te eleminoj kilet e fundit.
Eshte e lehte qe te humbisni 5-6 kile ne muajt e pare te dietes, pasi me to eleminohet edhe uji qe permbajne indet, ndersa yndyra eleminohet ne nje moment tjeter. Qe dieta te kete rezultat pozitiv, ajo duhet te shoqerohet edhe me aktivitet fizik. Ushtrimet ne palester mund te jene shume te vlefshme, sherbejne per te djegur yndyrnat e perqendruara. Filloni me pesha te vogla, me pas shtojeni gradualisht, duke bere pushime, ne menyre qe te mos lodheni shume.
-Dobesohem kudo, pervecse atje ku kam nevoj
Problemi juaj jane ijet apo kofshet? Dieta e vetme nuk eshte e mjaftueshme per te eleminuar dhjamin e depozituar ne ato zona, edhe gjimnastika mund te mos japi efekte te kenaqshme. Aktivitetin fizik zgjidheni ne menyre qe te ve ne pune te te gjithe muskujt, jo vetem te kembeve apo gluteal. Edhe qendrimi eshte i rendesishem, pasi ta korrigjoni, mund te eleminoni me mire toksinat, pasi do te permiresohet qarkullimi i gjakut. Beni kujdes me kripen e kuzhines, zvogeloni produktet te cilat permbajne yndyrna te ngopura.
- E nis dieten por nuk arrij ta perfundoj
E keni pyetur ndonjehere veten nese deshironi te dobesoheni me te vertet? Ndonjehere, deshira per te qene e dobet te transmetohet nga TV apo ne menyra te tjera, por ju e keni pyetur veten nese deshironi te dobesoheni, pasi te duash te dobesohesh me cdo kusht por jo me deshire eshte dhe psikologjike. Sjellja e drejte psiqike ndihmone ne uljen e peshes me shume se dietat drastike.