Ngjyra e plazhit tashme eshte nje kujtim, ardhja e vjeshtes bashke me te dhe shiu sollen me vete ngjyren e zbehet te sezonit te ftohte. Tashme aleati me i mire kunder ngjyres se zbehte eshte fardi, pluhuri magjik i cili modelon fytyren, te lejon te luash me dritehijet, duke theksuar dhe shkelqyer shikimin. Cdo lekure ka fardin e saj: ngjyrat e celta kombinohen me se miri me ngjyren e pjeshkes, rozes ose dhe me njgyren e karameles. Ngjyrat e erreta te fytyres mund te orientohen nga ngjyrat metalizate, tulles se theksuar.
Si gjithemone filloni me kremin hidratant, perpara se te aplikoni produktet ne fytyre. Pasi te jete thithur nga lekura, filloni te pergatisni bazen e fytyres me puder, ne kete menyre ngjyra e fytyres do te jete uniforme. Zgjidhni nje puder sa me transparente te jete e mundur. Tashme mund te aplikoni fardin me nje penel te madh dhe aplikojeni ne molleza.
Per te modeluar fytyren duhet te keni parasysh nje rregull baze: fardi qe aplikohet ne molleza, embelson linjat, ndersa nese aplikohet nen to, thekson strukturen kockore te fytyres. Per te zgjatur ose holluar linjat e fytyres, fardi duhet te aplikohet ne menyre vertikale nga temthet tek faqet. Nese keni deshire ti jepni fytyres pak forma te rrumbullakta, aplikojeni produktin ne menyre horizontale ne molleza deri tek veshet.Ikub