BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E dashura e Sinan Hoxhes rrefehet, Sinani ėshtė perfekt nė krevat!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E dashura e Sinan Hoxhes rrefehet, Sinani ėshtė perfekt nė krevat!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2010, 13:13

    E dashura e Sinan Hoxhes rrefehet, Sinani ėshtė perfekt nė krevat! Sinanx11

    “U trondita per lajmin e Pederastise se Sinanit, kalova Shock”. Djali im i vogel ka njė marrėdhėnie shumė tė mirė me Sinanin. Madje sa herė qė janė bashkė ata kėndojnė tė dy: “Alo Alo ambulanca” kėnga e Sinanit qė djali im e ka shumė qejf (qesh).

    Xhuli prej disa muajsh, tashmė nėpėr mediat shqiptare lajmi qė ka ngjallur mė shumė debat dhe kureshtje ėshtė ai nė lidhje me homoseksulietin e kėngėtarit Sinan Hoxha dhe Seldit.Arsye pėrse po e realizojmė kėtė intervistė me ty ėshtė pėr faktin se nė redaksi na ka ardhur informacioni qė ti je e dashura e Sinan Hoxhės dhe se ke njė histori disa vjeēare me tė. Sa i vėrtet ėshtė ky informacion dhe na e konfirmon dot?

    Keni marr njė informacion shumė tė saktė. Dhe mund tė them qė konfirmimi im i vetėm do tė jetė ai qė unė do t’i pėrgjigjem me sinqeritetin mė tė madh ēdo pyetjeje qė ju do tė mė bėni (buzėqesh).

    Pėrse vendose pikėrisht tani tė tregosh tė vėrtetėn dhe qėndrove nė heshtje pėr gjithė kėto muaj?

    Sepse ne qė nė fillim kishim vendosur qė lidhjen tonė ta mbanim tė fshehtė duke i qėndruar larg mediave shqiptare. Ndiheshim mė mirė ashtu meqenėse ne jemi tė dy persona publik dhe nuk duam qė vėmendjen e medias ta tėrheqim me jetėn private, por me punėn tonė. Por meqenėse, siē e thatė edhe ju, kėto kohė nga mediat shqiptare u pėrfol shumė njė histori qė ishte komplet e trilluar, nga njė person qė donte thjesht tė hakmerrej ndaj ish-tė dashurit tė saj, kjo cenoj edhe lidhjen tonė. Prandaj, kuptuam qė kishte ardhur koha tė tregonim tė vėrtetėn e vetme, pikėrisht tani.

    Xhuli si reagove kur dėgjove pėr herė tė parė lajmin nė lidhje me homoseksualitetin e Sinanit?

    Normalisht e tronditur. U mėrzita jashtėzakonisht shumė!

    Prej sa kohėsh njihesh me Sinanin dhe si ka lindur historia midis jush?

    Me Sinanin njihemi qė prej 6 viteve, krijuam njė afrimitet shumė tė madh bashkė, jo vetėm unė me tė, por edhe Sinani me familjen time. Fillimisht kemi punuar bashkė, kemi qenė pjesėmarrės nėpėr shumė koncerte, si nė Belgjik ku unė jetoj prej vitesh dhe ku Sinani ėshtė gjithmonė i ftuari special, gjithashtu dhe nė shumė vende tė tjera tė Europės. Ndėrkohė qė lidhja nisi ashtu ngadalė-ngadalė (buzėqesh). Sa mė shumė e njihnim njėri-tjetrin aq mė shumė afroheshim, duke kuptuar qė midis nesh kishte njė ndjenjė mė tė madhe sesa miqėsia.

    Nė tė tilla raste pyetje qė ēdo kush do t’i bėnte tė dashurės sė Sinanit ėshtė: Si ėshtė ai nė krevat?

    Qesh) Nė fakt kjo ėshtė paksa private si pyetje. Megjithatė meqė ju thash qė nė fillim qė do tė tregohem e sinqertė, si dhe pėr t’i hequr kureshtjen njerėzve po pėrgjigjem me dy fjalė: Ėshtė perfekt!

    Ēfarė tė tė ka tėrhequr mė shumė te Sinani si mashkull?
    Ēdo gjė qė do kėrkonte njė femėr nga njė mashkull e ka Sinanin!

    Po me Seldin dhe Domenikėn je njohur mė parė, duke qenė se Seldi ėshtė mik i ngushtė i Sinanit, madje ai e quan si vėlla?

    Me Seldin po njihem dhe do thosha se ėshtė njė djalė shumė i mirė dhe shumė i dashur. Pėr sa i pėrket Domenikės, nuk njihem me tė pėr arsye se unė kam njė vit e gjysmė qė kam bėrė mungesė nė Shqipėri, sepse jam e angazhuar me disa gjėra shumė tė rėndėsishme pėr mua kėtu, nė Belgjik ku jetoj, prandaj nuk e kam njohur Domenikėn. Por, nuk besoj se kam humbur ndonjė gjė tė madhe.

    Ē’mendim ke pėr deklaratat e saj? Duke qenė vet femėr, ti do tė arrije ndonjėherė tė thoshe ato gjėra nėpėr gazeta pėr ish-tė dashurin tėnd?

    E ē’mendim mund tė kem unė pėr atė deklaratė qė ėshtė nga fillim deri nė fund njė trillim i Domenikės, thjesht pėr t’u hakmarrė me ish-tė dashurin e saj?! Pėr mua ajo ėshtė njė deklaratė shumė e ulėt. Unė si person dhe si femėr, nuk do arrija kurrė tė bėja njė gjė kaq tė ulėt. Do doja vetėm njė pyetje t’i bėja Domenikės: “Gjithė kėtė trillim e bėri thjesht tė pėrflitej nėpėr mediat shqiptare dhe tė arrinte tė bėhej e famshme, meqė qė kur doli nga ‘Big Brother’, nuk kujtohej njeri pėr tė?” Shpresoj qė tė ketė kurajėn dhe tė ma japi njė pėrgjigje! Gjithsesi se ēfarė ka ajo me ish-tė dashurin e vetė mua pak mė intereson. Ajo qė mua mė ka shqetėsuar ėshtė se pėrse zgjodhi pikėrisht Sinanin!? Kėtė nuk kuptoj.

    Xhuli, disa javė mė parė nė shtyp u publikuan disa foto tė Sinanit duke u puthur me njė vajzė nė plazhet e Spanjės. Dhe nė to u shkrua se ajo vajzė ishte e dashura e Sinanit prej pesė vitesh. Po nė lidhje me kėtė fakt ē’mund tė na thuash? Mos vallė bėhet fjalė pėr njė tradhti nga ana e tij karshi teje?

    Mė bėn pėrshtypje se si vallė paskan arritur mediat shqiptare tė fotografojnė Sinanin nė Spanjė. Megjithatė unė nuk dyshoj kurrė te Sinani pėr njė tradhti, sepse dhe pushimet e kėtij viti i kemi kaluar bashkė. Mediat shqiptare mund tė publikojnė dhe foto tė Sinanit me ndonjė vajzė qė ka pasur para lidhjes tonė. As unė dhe as Sinani, nuk kemi bėrė kurrė ndonjė deklaratė qė ai ishte i virgjėr para se tė mė njihte mua (qesh).

    Nė fakt, ju tė dy jetoni larg, pasi ti jeton nė Belgjik prej disa vitesh, ndėrsa Sinani nė Shqipėri. Si arrini ta mbani kėtė marrėdhėnie nė distancė?

    Unė nuk do e quaja shumė njė lidhje nė distancė, pasi dhe sikur unė tė jetoja nė Shqipėri ne nuk do ishim mė afėr seē jemi tani. Pasi pėr shkak tė angazhimeve qė Sinani ka me koncertet nė Europė, ėshtė shumė pak prezent nė Shqipėri. Kėshtu qė ne shihemi shumė shpesh dhe jemi shumė mė shumė afėr njėri-tjetrit sesa mund ta mendoni ju.

    Dimė qė ti ke edhe njė djalė tė vogėl. Si ėshtė marrėdhėnie e tij me Sinanin?

    Ka njė marrėdhėnie shumė tė mirė midis tyre. Madje sa herė qė janė bashkė ata kėndojnė tė dy: “Alo Alo ambulanca” kėnga e Sinanit qė djali im e ka shumė qejf (qesh).

    Po ndonjė plan pėr tė ardhmen keni bėrė? Ndonjė martesė nė horizont?
    Jo, jo asnjė plan deri tani. Ta paktėn jo gjėra qė mund t’i publikojmė.
    Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:14