Sipas rekomandimeve te nutricionisteve nga e gjithe bota, ne fakt te maresh ne tavoline cdo dite te pakten 5 porcione vegjetale(rregulli i five a day) eshte e rendesishme jo vetem per te mbajtur linjat por edhe per te pasur nje shendet te mire. Dieta e ngjyrave bazohet ne konsumin e perditshem te frutave dhe perimeve ne baze te ngjyrave te tyre, te cilat na lejojne te marim perberes te rendesishem per shendetin dhe bukurine tone.
Ngjyra e cdo produkti ne fakt nuk eshte e rastesishme por vjen si pasoje e substancave te cilat e perbejne ate, dhe zhvillojne nje funksion mbrojtes per organizmin duke fuqizuar sistemin imunitar, luftojne plakjen e shpejte dhe reduktojne rrezikun e disa patologjive si tumore, diabet dhe patologji kardiovaskulare.
Por cilat jane ekzaktesisht ngjyrat e shendetit?
- E bardhe: hurdhra, qepe, koper, selino, dardha, ullinj te bardhe, banane, molle dhe kerpudha permbajne antoxntinen substance qe i detyrohen ngjyres se tyre. Hurdhrat dhe qepet ne vacanti permbajne allicine, nje substance ne gjendje te mbaje nen kontroll kolesterolin e keq dhe te rregulloje presionin arterial.
- E kuqe: domate, qershi, luleshtrydhe, shalqi, manaferrat, rrepat permbajne likopen aktive kunder radikale te lira
- Jeshile: Kivi, brokoli, spinaqi, sallata jeshile permbajne luteine, aleate e shendetit te syve.
- E verdha: karrota, portokalli, kunguj, mucmolla dhe te gjitha vegjetalet me ngjyre te verdhe-portokalli ngjyra e tyre vjen si pasoje e betakarrotenit, permbajne vitamine A, B dhe C dhe flavonoide.
- Blu: fiku, rrushi i zi, boronica, kumbulla, patellaxhan, ngjyra e tyre vjen pikerisht nga substanca anticianine, antioksidant i fuqishem. Permban dhe polifenol.Ikub