Edhe buzet ndjekin tendencat, nga sezoni ne sezon shtepite kozmetike krijone buzekuqe te mrekullueshem, sepse buzet jane emblema e sensualitetit, dhe si e tille duhet ti japim vlerat e duhura. Ngjyrat qe kane pushtuar pasarelat gjate parakalimeve jane gjithemone qe pasqyre e shkelqyer per te zbuluar trendet qe do te jene prezent ne makeup. Dhe duke gjykuar sfilatat milaneze, makeup artistet kete vjeshte dhe dimer keshillojne te synojne ne dy naunca te kunderta. Truku i lehte, pothuajse "nude" dhe ai "Vamp" dhe shume i erret. Keshtuqe buzekuqet do te variojne nga bezha, ngjyre mishi, ngjyre pjeshke, ne rastin e pare ndersa ne rastin e dyte, ngjyre rubini, prunje, i kuq i ndezur.
Rruge te lire per ngjyrat e kuqe dhe vjollce ne te gjitha tonalitet per brunet, ndersa per te evituar eshte ngjyra, roze. Floket e kuqe duket se harmonizohen ne menyre perfekte me ngjyrat portokall, te kuqe, kafe por evitoni nuancat vjollce.
Mesa duket buzekuqi eshte perdorur pesemije vjet me pare, nga popujt e Mesopotamise. Ne Japoni, geishat e pergatisni vet buzekuqin nga petalet e trendafilit, ndersa efekti shkelqyes vinte nga luspat e disa peshqve. Me pak fjale, femrat jane perpjekur gjithemone qe buzet e tyre te jene arme e fuqishme joshese. Siaps mitologjise greke, Venera, perandeshe e dashurise dhe e bukurise, kerkonte te fitonte titullin me e bukura e Olimpit, dhe per kete arsye ajo zbukuroi buzet per ti nxjerre ne pah dhe per ti dhene atyre joshjen e duhur. Ikub