BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Acidi folik, cfare duhet te dime per te

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Acidi folik, cfare duhet te dime per te

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/10/2010, 08:29

    Acidi folik, cfare duhet te dime per te Images

    Acidi folik, i njohur ndryshe si vitamina B9, ėshtė zbuluar nė vitin 1939. Nuk prodhohet nga organizmi, ndaj duhet tė merret pėrmes ushqimeve. Nevojat e pėrditshme, nė gjendje normale, janė rreth 0.2 mg. Nė dhjetėvjeēarėt e fundit, ėshtė cilėsuar si thelbėsor nė parandalimin e keqformimeve te tė porsalindurit, sidomos ato qė lidhen me tubin nervor e qė nisin nė fazėn e parė tė zhvillimit tė embrionit. Gjatė shtatzėnisė, nevoja pėr acid folik dyfishohet, sepse fetusi pėrdor rezervat e nėnės. Por studimet e shumta kanė treguar se ai nuk ėshtė i domosdoshėm vetėm nė shtatzėni. Ndikon nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, nė parandalimin e zhvillimit tė kancerit nė prostatė, nė punėn e zemrės dhe performancave fizike.

    Studimi

    Gratė, sidomos ato qė merren me sport dhe stėrviten ēdo ditė, mund tė pėrballen me ndonjė situatė amenorreje, d.m.th. bllokimin e ciklit menstrual, qė gjithmonė shoqėrohet me rrezikun e zhvillimit tė sėmundjeve kardiake. Por ky problem mund tė evitohet pėrmes suplementeve tė acidit folik, sipas njė studimi tė publikuar nė “Clinical journal of sport medicine”. Kėshtu, kėrkuesit e “Medical College of Wisconsin a Milwaukee” nė SHBA kanė zbuluar se acidi folik mund tė pėrmirėsojė fluksin e gjakut nėpėr arterie, duke rritur kėshtu fluksin e gjakut nė zemėr.

    Doktoresha Anne Hoch dhe kolegėt e saj kanė pėrfshirė nė studim rreth 20 vajza me moshė nga 18 deri nė 35 vjeēe, qė merreshin vazhdimisht me vrapim e qė kishin pėrshkruar mesatarisht 32 km nė javė gjatė vitit tė kaluar. Numri mė i madh i grave qė morėn pjesė nė studim vuanin nga amenorreja. Ato qė bėnin pjesė te grupi i kontrollit, qė nuk merreshin me atletikė, kishin menstruacione normale. Nga analizat doli se vajzat qė ishin prekur nga amenorreja kishin njė ngushtim tė enėve tė gjakut, njėlloj si gratė nė menopauzė. Pėr tė vlerėsuar efektet e acidit folik te tė gjitha gratė pjesėmarrėse, si tek atletet dhe tek ato tė grupit tė kontrollit, iu dhanė nga njė dozė tė pėrditshme acidi folik nė masėn 10 mg pėr njė periudhė prej 4 javėsh.

    Nė pėrfundim tė periudhės sė marrjes sė acidit folik, rezultatet treguan se pas kėsaj kishte pasur njė normalizim tė funksionit vaskular te gratė e prekura nga amenorreja. Pėrkundrazi, te gratė e grupit tė kontrollit nuk ndodhėn ndryshime tė denja pėr t’u marrė nė konsideratė. “Shenja e parė e njė sėmundjeje zemre mund tė matet me njė ngushtim tė arteries qė pengon thithjen e oksigjenit dhe furnizimin normal me gjak”, tregon doktoresha Hoch. Edhe pse hapi tjetėr do tė jetė ai i vlerėsimit tė dozės sė duhur tė acidit folik pėr tė marrė maksimumin nė trajtimin e amenorreas, suplementet e kėsaj substance treguan se mund tė pėrmirėsohet si shėndeti i zemrės ashtu edhe performanca atletike.

    Hipertensioni ?Sipas studimeve mjekėsore qė janė bėrė nė SHBA gjatė vitit 2004, acidi folik ndikon pozitivisht nė parandalimin e tensionit tė lartė. Rėndėsia e tij ėshtė e shumėfishtė. Shkaku qėndron tek aftėsitė e mėdha tė kėtij acidi, tė parandalojė hipertensionin arterial, i cili manifestohet me ērregullime tė mėdha nė sistemin kardiovaskular. Ėshtė konstatuar se sasia e mjaftueshme ditore ėshtė rreth 400 µg (mikrogram). Pėrdorimi racional i kėtij acidi ndihmon nė stabilizimin e tensionit tė gjakut.

    Nė shtatzėni

    Acidi folik pėrdoret nga trupi pėr krijimin e gjakut shtesė, pėr tė cilin ka nevojė organizmi gjatė shtatzėnisė. Tė gjitha gratė duhet tė konsumojnė 0.4 mg acid folik nė ditė. Ju duhet tė filloni tė merrni acid folik para se tė ngeleni shtatzėnė. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumė herėt nė shtatzėni, shpesh pėrpara se gratė ta kuptojnė qė janė shtatzėnė. Nėse jeni shtatzėnė dhe nuk keni marrė acid folik, ju mund tė filloni menjėherė pėr tė parandaluar ēdo defekt nervor qė mund tė zhvillohet nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Mungesa e acidit folik rrit mundėsinė e njė defekti tė tubit nervor, qė shoqėrohet me defekte nė zhvillimin e palcės kurrizore. Defektet mė tė zakonshme janė anencephaly, tė cilat ndodhin brenda javėve tė para tė zhvillimit. Spina bifida ėshtė rezultat i lidhjes jo tė mirė tė shtyllės kurrizore tė bebit, ndėrsa anencephaly ėshtė ērregullim zhvillimor, qė ēon nė vdekjen e foshnjės, pasi shumica e turit tė tij mungon.

    Ushqimet ku gjendet

    Njė dietė e pasur me acid folik duhet tė pėrmbajė domosdoshmėrish prime me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, asparagėt dhe lakra. Po ashtu, portokajtė, drithėrat, agrumet dhe fruta si limoni, kivi, apo luleshtrydhet. Por duhet pasur kujdes, sepse ėshtė vėrtetuar se gjatė gatimit shkatėrrohet pjesa mė e madhe e acidit folik qė gjendet tek ushqimet.

      Ora ėshtė 14/5/2024, 14:38