Cdo fytyre ka vecantine e saj. Fytyra perfekte, simetrike, proporcionale dhe e rregullt pothuaj nuk ekziston ne jeten reale, cdo femer, cdo fytyre, ka parregullsit e saj. Eshte pikerisht kjo qe na ben unike, te bukura me difektet e veta, per te nxjerre ne pah linjat si dhe per te kamufluar difektet me make-up. Ne teori, kriteri i bukurise "absolute" fillon me syte, me hunden, gjatesia e vesheve qe duhet te perputhet me ate te syve, goja jo me e madhe midis hapsires nga njeri iris tek tjetri. Keshtuqe ja disa indikacione sesi te aplikojme make-up ne menyre qe te minimizojme difektet dhe te theksojme linjat tona me te mira. Pasi te keni zbuluar linjat baze, cdo femer ka fuqine ti perdori si te deshiroje.
Parregullsit e fytyres, si molleza jo te ngritura, hunde e madhe, buze te vogla, nofulla kuadrate mund te permiresohen me lojen e drite hijeve, fal fardeve apo tonaliteteve qe perdorim. Ju duhet te keni gjithemone nje ngjyre te celur dhe nje te mbyllur, ne menyre qe ti aplikoni ne zonat e interesuara duke krijuar ne kete menyre driten dhe hijen e nevojshme. Ne pergjithesi, cdo gje qe deshironi te nxirrni ne pah duhet te sfumohet me nje tonalitet ngjyre te celur, ndersa perdormi i nje tonaliteti te erret ben pjese minimizimin e difekteve apo dhe hollimin e tipareve. Thellesia e syve eshte nje tjeter element qe mund te luani me drite hijet ose jo, lapsi i zi i cili aplikohet rreth syrit e ben me dukshem ate. Nje gabim tjeter i cili behet tjeter ne make-up eshte dhe kombinimi i ngjyrave te make-up me ato te ngjyres natyrale te syve, lekures, apo flokeve. Duhet te mesoni te dalloni ngjyrat e ftohta nga ato te ngrohta dhe ato qe nuk duhen perzier bashke. Ndersa per te rritur volumin e buzeve, aplikoni shkelqyes ne vend te buzekuqit. Ikub