Nese te dyja e kuptojne se ka vend per shume dashuri dhe paqe. Ndodh jo rralle qe nje burre i devotshem ndaj bashkeshortes te dale per dreke me nje "grua" tjeter, ta adhuroje, tia degjoje fjalen dhe te kete vazhdimisht nevoje per pranine dhe keshillen e saj. Dhe serish le te kujtojme se behet fjale per nje burre shume te devotshem dhe besnik ndaj bashkeshortes qe "e tradhton" ate vetem me mamane.
Po, po, nena per shume meshkuj ka qene dhe mbetet para dhe pas martese pika e sigurt dhe perhershme e referimit, madje ne mase te tille sa te nderhyje dhe ta shnderroje marredhenien me bashkeshorten nga marredhenie paresore ne marredhenie te dores se dyte. Kjo fillimisht sjell habi, xhelozi dhe me pas grindje mes cifteve.
Per shume gra martesa eshte fillimi i nje marredhenieje te re e te gjate konkurrence me nje grua qe sigurisht nuk eshte rivale seksuale, por qe perdor ndaj bashkeshortit te tyre mjete shume me te forta se seksi: lidhjen meme-djale, qe ne shume raste eshte lidhja me e celikte qe ekziston. Grindjet vjeherr-nuse jane te lashta sa vete historia e marredhenieve njerezore. Per te eshte folur e shkruar ne lashtesi dhe ne kohet moderne dhe ajo ka qene ne thelb te tragjedive dhe barsoletave njeherazi.
Burim dramash
Per shkrimtaret, kjo marredhenie ka qene nje burim i pashtershem dramash nga me te cuditshmet dhe te pabesueshmet. Ne vitin 1954, nje studim nxori ne pah se vetem nje ne kater gra e pelqenin vjehrren e tyre, nderkohe qe sipas nje studimi te fundit, del ne pah se kjo marredhenie sot eshte bere edhe me e veshtire.
Behet fjale per nje studim te ndermarre ne qindra familje ne perfundim te te cilit doli se thuajse dy te tretat e grave ankohen se ata kane vuajtur per nje kohe te gjate dhe kane kaluar vertet momente te palumtura stresi dhe pakenaqesish per shkak te marredhenieve te tensionuara me vjehrrat. Ne kete studim qe ka zgjatur 20 vjet rresht, grate i kane akuzuar vjehrrat e tyre per shfaqje te nje xhelozie te paarsyeshme dhe te palogjikshme ndaj djemve.
Nga ana tjeter, vjehrrat ankohen se ato ishin perjashtuar teresisht nga jeta e djemve te tyre me ardhjen e nuses. Sipas nje psikologu qe eshte marre me studimin, konflikti shpesh nis nga ideja qe kjo marredhenie nuk mund te jete kurre e mire dhe nga supozimi se te dyja palet nuk mund ta duan dhe e shajne njera-tjetren.
Ne fakt, behet fjale me shume per nje stereotip marredhenieje sesa me fakte konkrete qe e cojne nje lidhje vjeherr-nuse ne nje konflikt qe shpesh merr permasat e nje lufte te ashper e te gjate. Dhe shume te pakta jane ato vjehrra apo nuse qe nuk nisen nga paragjykimet dhe mundohen qe te krijojne nje marredhenie krejt te ndryshme me njera-tjetren. Te dyja luftojne qe te arrijne ne familje pozicionin e "komandantes", luftojne qe te mbrojne statusin qe kane dhe te fitojne epersi ndaj "kundershtares".
Paragjykime
Te dyja palet ndihen te kercenuara nga prania e njera-tjetres. Gjate studimit jane intervistuar 200 persona, perfshi edhe 49 cifte. Psikologet kane marre pjese ne mbremje e festa familjare ne menyre qe te vezhgonin sjelljen e nuseve dhe te vjehrrave ne gjirin e familjes, qe eshte edhe shesh-beteja e kesaj lufte shekullore.
Ne me te shumten e rasteve behet fjale per nje marredhenie "tragjike" mes dy grave qe kane shume gjera te perbashketa e qe fare mire ne rrethana te tjera mund te kishin shkuar shume mire me njera-tjetren dhe qe mbi te gjitha dy grave qe mund te perfitonin shume nga miqesia e tyre. Ajo cka ndodh eshte shkaktimi i nje moslumturie te madhe dhe nje stresi e tensioni qe perhapet e ndihet te te gjithe pjesetaret e familjes.
Psikologet thone se kultura e urrejtjes dhe e konfliktit eshte aq e madhe sa nuk ka te beje fare me faktin qe te dyja palet mund te jene te mrekullueshme, te dashura dhe aspak konfliktuale ne marredhenie me njerez te tjere. Ka nuse qe e pranojne se me vjehrrat kane pasur shume me teper gjera te perbashketa nga sa kane pasur me nenat e tyre, e megjithate, konflikti nuk eshte shmangur. Shpesh nje marredhenie niset nga paragjykimi qe eshte pjese e nje mendesie te vjeter dhe tersndjellese.
Kjo ka te beje me idene e trasheguar brez brezi qe dy gra nuk mund "te sundojne" njesoj nje mashkull, ne kete rast mashkulli eshte djali i njeres dhe bashkeshorti i tjetres. Nisur nga ky kendveshtrim, kjo marredhenie paragjykohet dhe drejtohet per nga konflikti dhe jo per nga zgjidhja apo shmangia e tij permes gjetjes se rrugeve te ndryshme te "zoterimit".
Ne kendveshtrimin e paragjykimit, per shembull, nje nuse supozon se sado moderne mund te jete vjehrra, ajo do ta gjykoje gjithmone per menyren e gatimit, pastrimin dhe aftesine e te qenit nje nene e mire. Nga ana tjeter cdo vjeherr shpesh i interpreton vendimet e nuses jo te nisura nga nevojat, apo kerkesat e saj, por nga deshira per ta kundershtuar apo hedhur poshte keshillen e saj.
Shpesh, nuset mendojne se ne grindjet qe kane me bashkeshortet, vjehrrat, duke qene se jane edhe ato gra do te mbanin anen e tyre ne nje ceshtje te drejte, por vjehrrat, nisur nga dashuria e pakushtezuar ndaj bijve "dredhojne" dhe i japin te drejte te birit. Ne raste te tilla zhgenjimet jane te medha dhe baze per zhvillimin e nje konflikti qe mund te coje ne carje serioze te marredhenieve njerezore ne nje familje.
Grate duan vetmine
Nje studim japonez ka nxjerre ne pah se grate qe jetojne ne nje shtepi ku bashkejetojne shume breza ishin me te prirura per te pasur probleme zemre se ato qe jetojne vetem me bashkeshortin e tyre. Nga ana tjeter, dhe kjo eshte per tu cuditur, burrat qe jetojne ne shtepite me shume njerez: gjyshe, prinder, femije, nuk e kane nje rrezik te tille. Ne studim del se 75% e cifteve kane probleme me vjehrrat dhe vetem 15% e kesaj shifre kap marredhenien mes dhendrit dhe vjehrres.
Kjo sepse meshkujt jane me te afte per te shmangur sherre te tilla dhe se kane mjete interesante per te shtensionuar situaten si perdorimi i shakave apo thenia e me shume fjaleve te mira ne adrese te vjehrres. Nese do tu hidhni sy sajteve te internetit ku rrefehen histori mes vjehrrave dhe nuseve do te kuptoni se sa e rende eshte situata. Ne njerin prej ketyre rasteve, nusja ankohet se ne dasmen e saj, e vjehrra nuk kishte dashur qe te pozonte me familjaret e saj duke i quajtur ata "te huaj".
Nje tjeter ankohet se e vjehrra ishte shume indiferente ndaj saj dhe se e kishte pyetur per shendetin e saj dhe te te nipit vetem disa dite pas lindjes, me ane te nje telefonate te ftohte. "Kur me pyeti i thashe te verteten se isha me dhimbje te forta kurrizi. Me pas ajo mori tim shoq ne celular dhe duke qene se volumi i zerit ishte i larte munda te degjoj se i tha te birit se dhimbja e kurrizit vinte nga fakti qe isha shume mbipeshe dhe se isha trashur aq shume sa do te kisha edhe probleme te tjera".
Histori te tilla jane te pafund, nderkohe qe jane edhe ato ne te cilat vjehrrat rrefejne situaten e tyre. Mashkulli, nderkohe, eshte gjithmone ne nje pozicion shume te veshtire mes dy grave me te rendesishme te jetes, njeres qe i ka dhene jeten dhe tjetres qe i ka dhene asaj kuptim. Eshte shume e veshtire per te qe te gjykoje veprimet e njeres, apo te tjetres e te mbaje ane, sepse i do te dyja, por te rralla jane rastet kur nje burre eshte shume i prere ndaj njeres, apo ndaj tjetres.
Burri ekulibri
Nje burre mundohet te mbaje ekuilibrin, te mos e prishe as me njeren as me tjetren dhe te negocioje paqen mes tyre, qe shpesh eshte nje mision i pamundur. Ata perpiqen qe ti bejne te gjithe te lumtur dhe shpesh ia dalin perkohesisht, por vetem perkohesisht, sepse ekuilibrat e brishte prishen shume shpejt. Per nje marredhenie te shendetshme mes nuses dhe vjehrres nuk ka receta per percaktuara, sepse receta te tilla nuk ekzistojne per asnje lloj marredhenieje, por ka disa parime te cilave nese u permbahesh nuk te lene ne balte dhe japin rezultat te kenaqshem.
Parimi i pare eshte qe ne nje marredhenie te tille te mos nisesh nga stereotipi apo nga fakti qe nuk mund te dalesh nga qerthulli i grindjes. Eshte plotesisht e mundur nje marredhenie jo konfliktuale, mjafton qe te vendosesh pak nga pak kufij te qarte dhe te aplikosh shume tolerance dhe mirekuptim.
Nje nuse nuk duhet te harroje marredhenien nene-djale, qe ka nisur qe nga dita e pare e ardhjes ne jete te burrit te saj dhe nuk do te mbaroje kurre. Nje nene nuk duhet te harroje se nusja eshte personi qe mund ta beje te lumtur, ose fatkeq krijesen e saj dhe se gjithe sa ajo mund te beje eshte qe te ndihmoje ne realizimin e opsionit te pare.