BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rama: Komision hetimor pėr krimin elektoral

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Rama: Komision hetimor pėr krimin elektoral

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ(UPDATE)- Njė ditė pas Asamblesė sė PS-sė, lideri socialist, Edi Rama ka deklaruar se do tė kėrkohet komision hetimor pėr zbardhjen e krimit elektoral tė 28 qershorit, duke pėrsėritur qėndrimin zyrtar tė forcės qė drejton se zgjedhjet u manipuluan, nuk shprehėn vullnetin e zgjedhėsve dhe pėr pasojė rezultati i tyre ėshtė i papranueshėm.
    Sipas Ramės, zgjedhjet e 28 qershorit ishin provė themelore pėr nivelin e demokracisė nė Shqipėri dhe kusht pėr ecurinė e vendit drejt BE-sė.
    Rama ka thėnė se qeveria e dalė prej zgjedhjeve ėshtė produkt i kalbur i njė procesi tė kalbur, shumė larg shprehjes sė lirė tė sovranit.
    Ai ka bėrė me dije se PS-ja ka bėrė njė raport pėr zgjedhjet qė do ta vėrė nė dispozicion tė ndėrkombėtareve.

    "Berisha dhe qeveria janė pėrgjegjės pėr problemet qė deformuan qėllimisht zgjedhjet, ku doli njė rezultat i deformuar. Qėndrimi ynė vjen si njė rezultat i njė tė vėrtete dhe ka forcėn e nevojshme per ta vendosur parlamentin dhe qeverinė nė atė pozicion qė meritojnė, sikurse ėshtė edhe njė baze e nevojshme pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohshme, si njė domsodshmėri pėr t'i dhėnė legjitimitet tė pakontenstueshėm", u shpreh Rama.
    Ai ka sqaruar se pėr mandatin e tij do tė vendoset nė Kongresin e Jashtėzakonshėm.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:23