BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Valbona, “oazi”i pėrkėdhelur !

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Valbona, “oazi”i pėrkėdhelur !

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/9/2009, 16:18

    Nė Valbonė gjithēka ka marrė pėr mirė. Njė investim tjetėr interesant ėshtė dhe ndėrtimi i rrugės Valbonė-Ragam me fondin 25 milion lekė. “Ndėrtimi i rrugės me gjatėsi 7 kilometra do tė bashkojė dy zona piktoreske pėr tė krijuar njė zonė tė madhe, e cila do tė jetė nė shėrbim tė vizitorėve nė tė gjithė muajt e vitit”, thotė Sherifi.

    Valbona, “oazi”i pėrkėdhelur ! Valbona_oazi_i_perkedhelur

    Valbona nė kėto ditė tė paszgjedhjeve, kur politika vazhdon me zhurmėn e saj, i ngjan njė oazi tė pėrkėdhelur dhe jo thjesht pėr faktin se kėtu votat janė numėruar e procesi ka pėrfunduar, as pėr faktin se nuk u regjistrua asnjė incident, bile as pėr faktin se pėrfaqėsuesit e forcave politike mirėkuptuan njėri-tjetrin pėr verdiktin qė dha populli.

    Valbona kėto ditė dallon pėr tjetėr gjė. I ngjan njė metropoli, qė bie nė gjumė pas mesnatės e ngrihet herėt nė mėngjes, thėnė mė thjeshtė, i ngjan njė metropoli tė pagjumė. Sepse gjithēka dallon nė rrugėn qė lidh Valbonėn me Bajram Currin, ku rruga jo vetėm e asfaltuar, me trotuare, por dhe e ndriēuar, ndeshet rrallėkund nė zonat rurale.

    “Jemi kthyer si qytetet metropol ku nuk ka gjumė sepse miq tė shumtė po na shtohen nga dita nė ditė”, thotė kryetari i komunės, Rexh Biberaj.

    Dhe tė mendosh se vetėm pak vite mė parė kėtu vinin rrallė vizitorė qė largoheshin shpejt, pasi mungonte energjia elektrike, nuk kishte tė paktėn njė telefon pėr t’u lidhur me pjesėn tjetėr tė botės. Ndėrsa tani jo vetėm kėto aksese qė nuk mungojnė, por pritet qė sė shpejti tė instalohet interneti.

    Janė kėto ndryshime qė valbonasit edhe pse jetojnė nė njė fshat, sikurse e ka statusin Valbona, thonė se i ngjajnė njė metropoli.



    Investimet ndryshuan

    Valbonėn

    Vitet e e fundit investimet nga buxheti i shtetit nuk kanė munguar dhe ky fakt ka nxitur edhe investimet e banorėve nė ngritjen e banesave tė reja.

    “Janė mbi 500 milion lekė tė investuara nga buxheti i shtetit keto vitet e fundit”, tregon Rexha. Veēanėrisht ndėrtimi i rrugės e kthimi i saj nga njė nė dy-kalimėshe, asfaltimi dhe ndricimi kanė bėrė qė tė ndryshohen shumė mentalitetet e vizitorėve vendas dhe tė huaj. Ndėrsa ndėrtimi i ujėsjellėsit tė ri me fondin 20 milion lekė financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do tė zgjidhjė pėrfundimisht furnizimin me ujė tė pijshėm nė gjithė kėtė zonė piktoreske.

    Nė Valbonė gjithēka ka marrė pėr mirė. Njė investim tjetėr interesant ėshtė dhe ndėrtimi i rrugės Valbonė-Ragam me fondin 25 milion lekė. “Ndėrtimi i rrugės me gjatėsi 7 kilometra do tė bashkojė dy zona piktoreske pėr tė krijuar njė zonė tė madhe, e cila do tė jetė nė shėrbim tė vizitorėve nė tė gjithė muajt e vitit”, thotė Sherifi.

    Falė ndryshimeve, tani nė Valbonė po mendohet pėr argėtimin sa mė tė mirė tė turistėve, ku duket se ndihma e FZHSH-sė ėshtė e mirėseardhur, pasi me fondet e saj po ndėrtohet njė sallė shfaqjeje me kapacitet pėr 300 persona.

    Ndaj Sherifi thotė se nuk do jetė e largėt dita kur kėtu do tė vijnė kėngėtarė, apo kineastė. Se do tė gjejnė njė treg tė virgjėr ku fitimin e kanė tė garantuar.



    Turizėm sipas traditės, biznes fitimprurės

    Dalėngadalė turizmi ėshtė kthyer nė biznesin mė fitimprurės pėr banorėt e zonės, tė cilėt nė kėtė funksion, kanė rritur interesin pėr tė mbjellat dhe mbarėshtrimin e blegtorisė.

    Dhe po nė kėtė funksion, nga vetė banorėt vazhdon tė ruhet me fanatizėm mėnyra e jetesės, ku tradicionalja vazhdon tė mos preket, ē’ka nė tė vėrtetė i ka dhėnė Valbonės namin e mirė dhe ka nxitur edhe nė kėtė drejtim interesin e tė huajve. Por edhe qetėsia, aq sa shumėkush nuk e beson se dhe nga trazirat e vitit ‘97 Valbona doli e paprekur.

    Fshati i Valbonės me shtėpi tė shpėrndara dhe me rreth 300 banorė buzė lumit me tė njėjtin emėr nė lartėsi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit, tashmė ka hyrė gjithė dinjitet nė guidat turistike.

    Kjo bėn qė nė muajt e verės fshati tė “pėrmbytet” jo vetėm nga turistė tė huaj e kosovarė, por edhe tė ardhur nga zonat fushore tė vendit. Ajri i pastėr, gurgullimat e zhurmshme tė lumit qė tė shoqėrojnė thuajse pėrgjatė gjithė rrugės nga Bajram Curri nė Valbonė, gjelbėrimi dhe lulet shumėngjyrėshe, majat e thepisura tė maleve krijojnė pejsazhin magjepės.

    Kėto ditė nė Valbonė janė rreth 200 turistė tė huaj, kryesisht gjermanė, izraelitė, austriakė e italianė, pa pėrmendur kosovarėt qė janė tė pėrditshėm kėtu pėr disa orė, pėr njė apo dy ditė. Tė huajt vėshtirė se i ndesh nė orėt e ditės.


    Valbona, “oazi”i pėrkėdhelur ! Lumi_valbonaLumi Valbona



    “Janė mjaft tė pasionuar pas alpinizmit dhe gjuetisė ndaj qė nė orėt e para tė mėngjesit u ngjiten maleve tė shoqėruar nga njė vendas e kthehen nė mbrėmje”, na tregon Selman Selimaj qė ka nė shtėpinė e tij 6 gjermanė.

    Tashmė mbi 10 familje kanė nė dispozicion tė turistėve nė banesat e tyre 80 shtretėr.

    -Po tė tjerėt ku e kalojnė natėn?- pyesim. “Kėto banesa janė ndėrtuar enkas nė funksion tė turizmit, por turistėt e tjerė pushojnė nė shtėpitė e fshatarėve qė kanė njė, apo dy dhoma tė pėrgatitura enkas pėr turistėt”, shpjegon Selmani.

    Nė pėrfundim e sipėr janė edhe 4 banesa tė tjera, me synim qė tė vihen nė dispozicion tė turistėve nė muajin gusht. Tė gjitha banesat turistike janė tė tipit alpin, si njė karem qė “kap” mė shumė turistė tė huaj.

    Alfred Selimaj ka njė shtėpi dy-katėshe nė mes tė fshatit. “Thuajse asnjė ditė nuk e kam bosh, sa ikin njė palė vizitorė, vijnė tė tjerėt. Ne vetėm a mundemi t’i kėnaqim”, thotė me tė qeshur ai.

    Tradita mbetet edhe nė mobilimin e shtėpive, pasi tė gjitha orenditė janė prej druri, qė nga shtretėrit e deri tė karriget e tryezat. Nė kėto banesa mungojnė kolltuqe, apo gjėra tė tjera, qė sot vlerėsohen si bashkėkohore. Bile, njė prej banorėve tė Valbonės provoi tė vinte dritare prej duralumini, por u kritikua shpejt nga specialistėt e turizmit.

    Por pronarėt e shtėpive turistike janė kujdesur edhe pėr pushimin sportiv tė turistėve, duke ngritur pranė tyre fusha volejbolli e basketbolli, ndėrsa pėr futboll nuk ka nevojė, mjaftojnė vetė livadhet e shumta. Ndeshjet nė orėt e mbrėmjes janė tė pėrditshme mes djemve tė fshatit e turistėve.



    Guzhina e turistėve?

    Tradicionale e zonės

    Banorėt “kanė shpėtuar” nga sikleti i mėsimit tė librave tė guzhinės, se vetė turistėt e huaj, por dhe vendas kėrkojnė ushqimin tradicional. Ata e duan mishin e thatė, fasulen, corbėn, apo gjizėn me spec djegės brenda.

    “Kėshtu dhe kėnaqen mė shumė. Na e kanė thėnė vetė qė mjedisi kėtu u ngjan si njė oaz ekzotik qė i largon nga zhurma e pluhuri i qyteteve tė mėdha nga vijnė”, tregon kryetari i komunės.

    Pa dyshim, edhe djathi, mjalti e buka e gatuar nga vetė fshatarėt janė tė preferuar. “Ka prej tyre qė rrinė gjithė kohės duke parė kur nėna gatuan bukėn”, tregon me tė qeshur Alfredi. Ndėrsa nuk e gatuajnė mė aq shumė troftėn. “Rrallė shumė, se e kemi ndaluar gjuetinė e saj. Me mirėkuptimin e banorėve e bėmė kėtė gjė kur pamė se me ritmet e peshkimit, rrezikohej tė zhdukej”, thotė Rexha.

    Por kuptohet, ėshtė ndaluar gjuetia me tritol, apo pesticide, por jo me grep, qė ėshtė njė lloj sporti si pėr banorėt vendas, edhe pėr vetė turistėt. Sepse me grep zė ndonjė nė ditė, sa pėr qejf, por jo pėr tė gostitur miqtė.

    Ėshtė kjo jeta nė Valbonėn turistike nė kėto ditė vere, nė kėtė park kombėtar qė po tėrheq gjithnjė e mė shumė turistė tė huaj. Llogaritet qė vetėm nė 6 mujorin e parė Valbonėn e kanė vizituar mė shumė se 15 mijė vizitorė, aq sa ishin nė total gjithė vitit tė kaluar.

    Dhe kjo ėshtė Valbona, tė cilės tashmė po i rikthehen edhe bijtė e larguar ndėr vite. Kthehen se ndjejnė se fshati ėshtė bėrė njė mundėsi e mirė pėr njė biznes mjaft fitimprurės.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 03:12