BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndoka e Ngjela, pro Ramės: Mbėshtesim protestėn e 10 Tetorit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    04102009

    Buzqeshje Ndoka e Ngjela, pro Ramės: Mbėshtesim protestėn e 10 Tetorit

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ- Qėndrimit tė Partisė Socialiste pėr tė protestuar mė 10 tetor pėr hapjen e kutive tė votimit, nuk do t'i bashkohet vetėm spektri opozitar i majtė, si Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe ajo Socialdemokrate e Skėnder Gjinushit, por edhe partitė e djathta opozitare si PDK-ja, PiLDr-ja dhe LZHK-ja. Tė kontaktuar nga gazeta "Shekulli", drejtuesit e kėtyre partive shprehen se disa parti tė djathta, qė kontestojnė zgjedhjet e 28 Qershorit do tė mblidhen nė njė tryezė tė pėrbashkėt, e cila do tė marrė edhe njė vendim pėrfundimtar mbi qėndrimin politik ndaj protestės, tė cilėn deri mė tani e mbėshtesin njėzėri nė parim.
    Ndoka
    "Opozita e djathtė po organizohet nė njė Union tė pėrbashkėt, ku tė gjithė sėbashku do tė marrim njė vendim nė lidhje me protestat. Besojmė qė kėtij Unioni do t'i bashkohen parti, grupe, individė, qė gjykojnė njėsoj si ne. Vendimi ynė do tė merret nė akord me forcat e djathta opozitare. PDK-ja nuk ka paragjykime dhe as komplekse pėr t'u bėrė pjesė e njė aksioni politik pėr hapjen e kutive tė votimit, si e vetmja mėnyrė pėr tė arritur atė qė tė gjithė dėshirojmė zgjedhje tė lira dhe tė pranuara nga tė gjithė,"- tha Ndoka. Sipas kryetarit tė PDK-sė, nė kėtė takim, pėrveē protestės dhe kėrkesės pėr hapjen e kutive, pritet tė diskutohet edhe rishikimi i Kodit Zgjedhor, me qėllim qė tė mos favorizojė mė dy partitė e mėdha PD dhe PS. Nė tryezėn qė pritet tė mbahet sė shpejti, pritet tė prevalojė qėndrimi i kėtyre partive ndaj protestės sė opozitės parlamentare. Ndoka la tė hapur mundėsinė e pjesėmarrjes nė protestė tė partisė sė tij dhe partive tė tjera opozitare tė djathta. Ai vė nė dukje se nuk sheh ndonjė pengesė pėr tė marrė pjesė, pasi kjo ėshtė diskutuar edhe mė parė me Partinė Socialiste. Ndoka e sheh protestėn si njė mundėsi tė madhe, nė mėnyrė qė mazhoranca qeverisėse tė reflektojė mbi faktin se po qėndron nė pushtet, falė votės sė vjedhur. "Rruga e protestave ėshtė njė rrugė demokratike e domosdoshme nė kėto momente, pėr tė shkundur mazhorancėn aktuale, qė ėshtė nė pushtet e mbėshtetur te vjedhja e votės dhe qė mendon tė qėndrojė me tė njėjtat forma," - u shpreh Ndoka.
    Ngjela
    Tė njėjtin qėndrim ka edhe kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela. Sipas tij, partia qė ai drejton e ka pėrkrahur bojkotin dhe sė fundmi edhe protestėn, qė ai e sheh si njė mjet dhe forcė tė madhe pėr rikthimin dhe rivendosjen e demokracisė. "Ne, pėrfundimisht, e kemi pėrkrahur revoltėn nė funksion tė shtetit dhe tė sistemit. Patjetėr qė jemi pėrkrahės tė bojkotit, madje, partia ime nuk do tė bėnte marrėveshje me socialistėt, nė rast se ata nuk bojkotonin Parlamentin. Unė personalisht i pėrkrah, dhe e konsideroj bojkotin dhe protestėn, njė hap i madh drejt rivendosjes sė demokracisė sė grabitur nė Shqipėri", - tha Ngjela. Sipas tij, kjo protestė, qė ėshtė e iniciuar nga Partia Socialiste, mund tė marrė njė trajtė tė paparashikueshme tė veprimit tė mėtejshėm tė saj. Madje, avokat Ngjela thekson se protesta mund tė pėrshkallėzohet. "Kėtu nuk ėshtė cenuar vetėm Partia Socialiste, kėtu ėshtė cenuar dinjiteti i popullit, ėshtė prekur vota. Ėshtė manipuluar vota nėpėr qendrat e numėrimit, janė prekur bankat shoqėrore. Duhet ta dinė tė gjithė, qė fleta e votimit ėshtė letėr me vlerė, dhe qendrat e votimit janė banka. Ata qė kanė futur duart nė kėto banka, duhet tė marrin dėnime drastike qė nga Kryeministri shqiptar e deri te numėruesi i thjeshtė i votės," - sqaroi Ngjela. I pyetur nėse Kryeministri mban tė njėjtin qėndrim edhe pas protestave tė opozitės, pėr tė mos hapur kutitė e votimit, Ngjela vuri nė dukje se atėherė, Kryeministri i vendit do tė pėrballet me popullin.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:42