BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Mashtrimi problem moral!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mashtrimi problem moral!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/4/2010, 13:54

    Marrėdhėniet ndėrnjerėzore bazohen tek besimi. Ēdo njeri dėshiron t’i besojė njeriut qė ka pėrballė. Dėshira pėr tė qenė i besueshėm dhe i ndershėm pasqyron menjėherė pohimin se tė gjithė janė tė ndershėm dhe tė besueshėm.

    Por kur shohim marrėdhėniet e njerėzve vėmė re njė pėrsėritje tė fenomeve hidhėruese tė cilat tregojnė mospėrputhjen nė mes fjalėve tė thėna dhe veprave. Kriza e besimit nė mes njerėzve ndonjėherė lind dhe nga keqkuptimet. Shprehja e ndjenjave dhe mendimeve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe dėgjimi i bashkėfolėsit duke bėrė pyetje tė drejta pakėson mundėsinė e keqkuptimit. Por ajo qė tė shqetėson mė tepėr ėshtė mashtrimi i tė tjerėve nė mėnyrė tė vetėdijshme. Ja disa nga mashtrimet qė hasim mė shpesh:

    Marrja borxh dhe moskthimi i tij, dhėnia e ēekut pa asnjė kėrkesė. Keqpėrdorimi nga personi i autorizuar. Pasqyrimi i disa cilėsive tė cilat personi nuk i ka para se tė martohet.

    Tradhtia e njėrit prej bashkėshortėve duke krijuar lidhje jashtėmartesore. Mashtrimi i klientit nga ana e shitėsit i cili thotė njė ēmim mė tė lartė se i vėrteti, fsheh mangėsitė e mallit dhe peshon mangėt. Nėse pronari i shtėpisė nxjerr nga shtėpia qiraxhinjtė me pohimin se do ta shesė apo do tė jetojė vetė aty por nė tė vėrtetė kėrkon t’ia japė dikujt tjetėr me qira mė tė lartė. Dalja e qiraxhiut nga shtėpia pa paguar qiranė.

    Nėse qiraxhiu duke pėrdorur tė drejtat qė ka ndaj pronarit tė shtėpisė nuk paguan shumėn e caktuar. Nėse sipėrmarrėsi, marangozi, rrobaqepėsi e tė tjerė sillen kundėr marrėveshjes sė bėrė duke vjedhur nga malli i tė tjerėve. Nė lloje tė tilla mashtrimesh nė fillim krijohet njė marrėdhėnie e besueshme dhe mė vonė ky besim keqpėrdorohet.

    Shembujt janė tė rėndėsishėm


    Nė pėrgjithėsi mashtrimi ėshtė njė problem moral qė shfaqet me tė mėsuarin social. Njė moral i bukur arrihet vetėm me marrjen e vlerave shpirtėrore dhe me vetėkontrollin e personit. Dhe kjo fillon qė nė ditėt e para tė jetės, duke pare sjelljet e mira tė nėnės dhe babait tė cilat konsolidohen me sjelljet e bukura tė mėsuesit dhe tė shokėve nė jetėn shoqėrore. Personi i zgjedh shokėt nga mjedisi qė i ėshtė servirur. Nė ēdo lloj mashtrimi personi kėrkon mbėshtetje nga njerėzit qė e rrethojnė. Mbėshtetja vjen ose nga familja (ambienti familjar) ose nga rrethi shoqėror. Nėse njė problem i tillė nė sjellje shihet edhe tek drejtuesit e familjes qė janė nėna dhe babai apo nėse njė sjellje e tillė merret si diēka krejt normale nga ana e familjes atėherė ky fenomen sjell pasoja negative. Njė fenomen tjetėr i pėrhapur ėshtė dhe pranimi mashtrimit nga shokėt si njė sjellje krejt normale.

    Humbėsi i vėrtetė ėshtė vetė mashtruesi


    Personi i cili mashtron tė tjerėt jeton me frikėn e mashtrimit nga ana e tė tjerėve. Ngaqė ėshtė mėsuar tė mashtrojė nuk mund t’i besojė askujt. Pėrsa i pėrket kėsaj teme edhe mashtruesi edhe i mashtruari mbajnė pėrgjegjėsi. duke menduar pėr mashtrimin e njerėzve pėrreth sjellja e personit vlerėsohet. Atėherė kur njerėzit tė bėjnė paralajmėrimet e duhura duke treguar se nuk mashtrohen dhe kur personi ta pėsojė nga gabimet e tij , lloje tė tilla sjelljesh do tė pakėsohen.

    Kėrkohet mature morale

    Pėr tė mos mashtruar tė tjerėt personi duhet tė arrijė njė mature morale. Personat qė nuk e arrijnė njė mature tė tillė pėr hir tė interesave dhe dėshirave tė tyre mashtrojnė edhe nėse duhet tė paguajnė njė ēmim apo tė dėnohen. Pėrshtatja ndaj njė rregulli moral nė vendin ku nuk ndodhet asnjė njeri pėrbėn nivelet mė tė larta tė zhvillimit moral. Dhe kjo arrihet me edukatėn e bazuar nė respekt dhe jo nė force.

    Ėshtė e mundur tė jesh i besueshėm


    Njeriu zhvillohet dhe maturohet gjatė gjithė jetės. Njeriu duhet tė pėrpiqet tė ndryshojė sjelljet negative tė marra nė fėmijėri tė cilat janė pėrforcuar nga ndikimi i ambientit. Pėr tė ndryshuar nė fillim duhet tė pranojė qė sjellja nuk ėshtė morale pastaj tė kėrkojė sesi ta ndryshojė atė. Pėr tė shpėtuar nga ndikimi negativ mund tė ndryshojė shoqėrinė dhe nė kėtė mėnyrė shpėton nga vesi i mashtrimit tė tė tjerėve.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Mashtrimi problem moral!

    Mesazh nga Burrelsja 13/7/2013, 12:52

    Po ta konsultojmė Fjalorin shpjegues tė terminologjisė sė gjuhės shqipe, me nocionin “MASHTRIM” duhet tė nėnkuptojmė: dredhi, zotime a premtime tė rreme, lajka e mėnyra tė tjera qė pėrdor dikush pėr t'ia hedhur njė tjetri ose pėr tė nxjerrė ndonjė pėrfitim vetjak.
    Zakonisht, ne si shkas tė pėrdorimin tė kėsaj shkathtėsie tė pamoralshme nga dikush, e perceptojmė kryekėput si pėr qėllime tė realizimit tė ndonjė interesi apo pėrfitimi material, gjė, qė, kjo formė motivuese vėrtet ėshtė mė e pėrhapur nė shoqėrinė tonė. Por, mashtrimi si dukuri, shpesh nė jetėn tonė, shprehet edhe nė forma tjera, sikur ta zėmė: “mashtrimi emocional”- paralel partnerit legal tė dashurosh edhe dike tjetėr; “mashtrimi seksual” – pėrveē me partnerin legal, tė kesh marrėdhėnie seksuale jashtėmartesore edhe me dike tjetėr; “mashtrimi politik” – kjo formė shumė e pėrhapur e mashtrimit kolektiv, zakonisht bėhen nga ana e njė individi (apo disa bashkėmendimtarėve qė formojnė njė strukturė organizative rreth tij) me ndikim tė madh ideologjik, dhe si qėllim kanė qė, tek masat tė rekrutojnė sa mė shumė anėtarė tė rinj nė radhėt e veta, apo tė pėrfitojnė sa mė shumė vota nga qytetarėt gjatė fushatave zgjedhore...Gjatė manipulimit taktikė tė mashtruesve tanė individual dhe kolektiv (politikanėve dhe partive politike), pa dyshim se mjeti themelor i tyre ėshtė GĖNJESHTRA. Pra, joshja me fjalė tė bukura e me sjellje jo tė ēiltra pėr tė tė bėrė pėr vete e pėr tė pėrfituar diēka nga ti dhe ju; mbajtja dhe tė ushqyerit neve me shpresa tė kota e me premtime boshe... etj..
    Nė ēdo shoqėri tė organizuar si shtet, por edhe tek ne nė Kosovė, mashtrimin si mėnyrė e paligjshme me qėllimin tė njė interesi apo pėrfitimi material, sanksionohet dhe ndiqet si vepėr penale.
    Edhe pse njė mashtruar ordinar (mė sė paku ai kolektiv – politik) me aktin e vetė tė mashtrimit gjithmonė ligjėrisht mund tė dėnohet, nė pėrditshmėrinė tonė, pėrveē atyre legale-politike, shpesh mund tė hasim nė forma shumė mė tė sofistikuara tė mashtrimeve tė ndryshme, tė cilat, vėshtirė se ndonjėherė mund tė pėrfundojnė para institucioneve tė drejtėsisė. Shkaku kryesor i mundėsisė sė vogėl tė ndjekjes sė tyre “exoficio” qėndron lajthitja e vetėdijshme e tė mashtruarit, nga i cili ai pėrfiton ndonjė favor tjetėr direkt apo indirekt motivues nga ky veprim. Apo, shprehur me atė urtėsi popullore nė metaforė: “Ujku i ngopur, delet nė numėr”.
    Gjatė hulumtimit tim shumėvjeēar tė paraqitjeve dhe dukurive tė ndryshme pėrgjithėsisht paranormale dhe specifike nė shoqėri, kamė hasur nė shumė raste si forma karakteristike tė mashtrimit tė qėllimshėm dhe tė vetėdijshėm nga i cili zakonisht dalin tė kėnaqur edhe mashtruesi dhe i mashtruari. Ja njėra prej tyre si shembull, e bėrė nė formė tė intervistės (bisedės): “Placebo-Efekti” - biznes pėr marrjen e patentė-shoferit

    Nė kėrkim tė njerėzve qė merren me mashtrime specifike, pėrmes kanaleve tė mija miqėsore u njoftova dhe kontaktova me Mėrgimin (nuk ėshtė ky emri i tij i vėrtetė), njė djalosh qė ishte diku rreth tė tridhjetave. Me kusht qė mos tė publikohet nė ndonjė vend identiteti i tij i plotė, ai nė lidhje me “profesionin e vet specifik” qė kishte punuar dikur, me zemėrgjerėsi pranoi tė mė besohet. Realisht, profesioni i tij mund tė pėrshkruhet me disa fjalė: gjente kandidatė qė konkurronin pėr marrjen e patentė-shoferit dhe pėr njė shpėrblim tė konsiderueshėm, ju garantonte se pėrmes lidhjeve tė veta tė forta qė ka tek anėtarėt e komisionit, do tė intervenojė dhe pa kurrfarė problemesh ta kalojnė provimin. Pėr ēdo afat verifikues, gjente sė paku 5-6 kandidatė dhe pėr njė "intervenim", tarifa ishte 100-150 Evro. Ata qė paraqiteshin tek Mėrgimi, nuk i nėnshtroheshin asnjė rreziku tė humbjes eventuale tė parave. Nėse kandidati nuk e jepte provimin, paratė e deponuara ju ktheheshin pa kurrfarė problemi. Pra, sikur na thoshte edhe vetė, "ēdo gjė bėhej me garanci".
    Nė shikim tė parė, duhej se nė kėtė punė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, por poenta e specifikės sė profesionit tė tij ishte se, ai fare nuk intervenonte tek kompetentėt, por vetėm priste dhe "lutej" pėr ēdonjėrin nė veēanti. Nga pesė "klientė", ta zėnė, sa i gjente pėr njė afat, gjithnjė me rastėsi qėllonin qė njė, dy, apo mė tepėr "fatlumė" ta kalonin me sukses provimin testues. Kėtyre kuptohet, paratė nuk ju ktheheshin, ndėrsa ata qė "nuk kanė pasur fat", pa kurrfarė komplikime i merrnin pas deponimet e tyre. Te kėta tė fundit, zakonisht e kishte tė pėrgatitur arsyetimin: "Diēka si duket nuk ka qenė nė rregull", "nuk e ka mbajtur premtimin ai i komisionit" ... etj. Nė kėtė punė, asnjėra anė nuk mbetej e pakėnaqur. Tė parėt, sepse e kishin zgjedhur problemin, ndėrsa tė dytėt, nuk kishin se ēfarė tė humbasin nga dėshtimi - Mėrgimi ju kthente nė tėrėsi paratė e tyre tė deponuara”.

    Nga tė lindi kjo ide?- ishte pyetja ime e parė qė i bėra.

    “Ideja qe e rastėsishme dhe vjen si rezultat i njohjes sime shumė tė mirė tė mentalitetit tonė. Ne shqiptarėt jemi popull qė mė sė paku i besojmė vetes dhe energjisė sė madhe kreative qė gjendet nė brendinė e qenies sonė. S'ke ēfarė tė bėsh! Jemi tė tillė! Gjithnjė mbėshtetemi tek tė tjerėt dhe vetėm garantimi i dikujt nga jashtė, ne na mban tė sigurt dhe nė veprim. Nga psikologjia aplikative dihet se njė dėshirė e flaktė e sforcuar me fuqinė e besimin, gjithnjė ka tendenca tė realizohet. Besimi ėshtė bindje e fortė dhe produkt i mendjes, andaj, unė me kėtė metodė, vetėm ju ngjall kėtė energji pėr t'u shndėrruar ajo nė fuqi kreative. Nė aplikimin e kėsaj rregulle tė natyrshme tė piskės njerėzore, fillimisht, eksperienca e parė ishte me djalin e vėllaut tim. Ai vijonte klasėn e tretė tė shkollės sė mesme. Nė fund tė vitit, m'u ankua se i kishte disa njėsha dhe e vėreja se brengosej pa masė. Kishte frikė edhe nga i ati - vėllai im, i cili sigurisht nuk do t'ia falte suksesin me riprovim, ose me pėrsėritjen e vitit. Qė t'ia lehtėsoja dhembjet, i garantova se i njoh mirė profesorėt nga kėto lėndė dhe i premtova se do tė intervenoj te ata pėr njė notė kaluese. Vetėm kėrkova nga ai tė mėsojė sadopak, i mbushur pėrplot siguri nė vete, me tė mbaruar viti shkollor, djaloshi im i vėllait e kaloi klasėn pastėr pa asnjė njėsh, por gjithnjė i bindur se kisha intervenuar unė pėr tė".
    A nuk mendon se me kėtė "BIZNES" bėnė mashtrim tė njerėzve?

    “Unė nuk mendoj ashtu. Edhe nė medicinė e keni efektin "pacebo", kur pacientit i prezantohet njė bar i fortė, e nė realitet i jepet njė sheqerkė nga burimi. Vetė bindja dhe siguria e pacientit, aktivizon forcat mbrojtėse qė gjenden nė brendinė e tij. Edhe unė vetėm ndėrmjetėsoj, vėrtet, jo tek anėtarėt e komisionit, por nė psiken e tij. Kandidati i cili jepet 200 euro, dhe ėshtė i sigurt se nuk i humb ato para, me besim se dikush punon dhe vepron pėr tė, shkon i sigurt nė provim. Nga ai, tėrėsisht ėshtė eliminuar frika, qė zakonisht ėshtė pengesė kryesore nė rrugėn e arritjes sė dėshirave dhe synimeve tona jetėsore Eliminimi i frikės shkakton sigurinė dhe sforcon besimin nė sukses. Edhe kjo ėshtė njė punė me meritė. Ndoshta edhe shumė mė e vlefshme sesa na duket nė fillim. Andaj, nuk e kuptoj fare, pse mendoni se kjo punė duhet tė jetė mashtrim!? Nėse "klienti" nuk kishte sukses, pa kurrfarė problemi ia ktheja paratė, andaj asnjėri prej tyre nuk ka motiv tė mė akuzojnė pėr mashtrim. Nuk e di se sa e keni tė njohur kėtė realitet, por unė, nga shumė klientė tė ndonjė "magjistar" dhe "magjistare", "falltare" dhe "falltarė", "hoxhė" dhe "shehlerė"... qė t'iu bėnin hajmali dhe "magji" pėr dhėnien e provimit. Nė kėto raste, gjatė mossuksesit, asnjėri prej tyre nuk ua ka kthyer paratė, kurse tek unė kėtė e kanė "tė garantuar". Edhe "magjistari", "falltari", "hoxha"... apo "shehu", zbatojnė principin e njėjtė. Me lutjet dhe hajmalitė e tyre vetėm tentojnė tė aktivizojnė atė qė thamė se quhet "BESIM", e qė ėshtė nė vetė ne".

    Sa kohė merreni me kėtė "PROFESION"?
    “Menjėherė pas licencimit tė "autoshkollave" dhe kalimit tė kompetencave pėr marrjen e patentė shoferit te kosovarėt. Atėbotė, vėreja se interesimi ishte e madhe, sepse shumė tė rinj, qė veē ishin shoferė pa leje, ia kishin mėsyrė provimit pėr patentė-shofer. Shumica prej tyre veē kishin njė eksperiencė nė vozitje, prandaj, nė bindjet e tyre, procedura e nėnshtrimit tė verifikimit tė dijes ishte tėrėsisht formale. Ka mė se tre muaj qė mė nuk merrem me kėtė "biznes" dhe pėr kėtė, shkaqet janė nga mė tė ndryshme. Nė rend tė parė, korrupsioni nė kėto institucione veē ėshtė nė ngritje dhe tanimė punėt kryhen drejtpėrdrejt me anėtarėt e komisionit, ose pėrmes auto-shkollave, qė i kanė lidhjet e tyre tek kompetentėt dhe kandidatėve ju garantohet marrja e patentė-shoferit, me kusht qė tė regjistrohen tek ata”

    A ju ka brejtur ndėrgjegjja, ose, pėrveē shkaqeve qė i cekėt, mos vallė ėshtė edhe kjo arsyeja qė ju largon nga kjo mėnyrė e fitimit dhe sigurimit tė ekzistencės?

    “Ndoshta edhe mund tė jetė. Duhet tė ketė nė mua edhe ndonjė dromcė latente tė fshehur nė nėnvetėdijen time, sikur e thoni ju, "e brejtjes sė ndėrgjegjes". Por, unė, sot e gjithė ditėn, ende jam i bindur se kam vepruar drejt dhe se misioni im ka qenė ndėrmjetėsues. Atyre qė nuk u kryeja punė, ua ktheja paratė, kurse ata qė e kalonin provimin, ndaheshin tė kėnaqur dhe mė falėnderoheshin pa masė. Shikoni, edhe vetė energjia ime intuitive, nė njėfarė forme shpėrndahet kah ata. Edhe unė, me besim dhe optimizėm prisja dhe lutesha pėr ta. Besoj se asnjėri deri mė tani, nuk mė ka mallkuar. E tėra ka qenė, si thuhet "hallall". Sa merresha me kėtė biznes, sekretet e "placebo-efektit" te ky "ndėrmjetėsim", nuk i dinte asnjė njeri, prandaj s'kishte edhe mėnyrė se si tė zbulohej.
    Pas kėsaj bisede, vėrtet, nuk kisha ide se si ta pėrmbyllja kėtė artikull, veēse me disa dyshime qė i krijova vetes: Sa e sa veprime tė tilla ka nė jetė, ku ne besojmė se sukseset tona vetjake janė meritė e tė tjerėve? Atyre iu falėnderohemi dhe atyre ju kemi borxh (kuptohet, paraprakisht, nėse nuk e kemi paguar ēmimin, apo nuk do ta paguajmė mė vonė atė)?
    Sa i pėrket eksperiencės sė Mėrgimit se, "ne si popull, nė pėrgjithėsi, nuk kemi aq besim nė vete", kjo ka mundėsi tė jetė njė realitet yni i hidhur. Vlerėsojeni edhe ju vetė...

    Adnan Abrashi

      Ora ėshtė 7/5/2024, 12:13