Ti dedikoni pak kohe duarve eshte hapi i pare per te pasur nje pamje te kujdesur per te. Nuk eshte e nevojshme te shkoni rregullisht tek estetistja, por me disa keshilla mund te kujdeseni edhe ne shtepit tuaja, duke pasur ne kete menyre nje manikr perfekt.
1- Zbusni duart
Hapi i pare per nje manikyr perfekt eshte zbutja e duarve, lereni per disa minuta ne uje te ngrohte me disa pika vaj ulliri.
2- Aksesoret per manikyrin
Merrni aksesoret e duhur, duke i gjetur ato ne treg, lime, gersher, pincat per te hequr lekurat etj.
3- Eleminoni lekurat
Lekurat nuk duhen ngrene apo terhequr, por pritini me pincen specifike te manikyrit. Ne kete menyre evitohen plaget e vogla.
4- Manikyri trasparent forcues
Manikyr me ngjyre apo transparent? E rendesishme eshte te mos harroni te lyeni ne menyre korrekte shtresen e manikyrit transparent perforcues.
5- Te aplikoni manikyrin
Kur aplikoni manikyrin, mos harroni ta beni me levizjet e duhura, te vendosura dhe te sigurta, per te evituar rreshkitjen e tij jashte thonjve. Nese keni thonj te ngushte lyejini te gjithe siperfaqen me manikyr, ndersa nese i keni te gjere, lini hapsire anes tyre.
6- Manikyr me ngjyra
Adaptoni ngjyren e manikyrit me personalitetin tuaj dhe me look-n tuaj. Ngjyrat pop kombinohen shume mire me vajza te moshave te reja, ndersa ngjyra e kuqe e theksuar eshte ngjyre me e sofistikuar.
7- Dekori ne French manikyr
Nje French manikyr i realizuar bukur mund te jete baza ideale per tu futur ne boten e dekoracioneve te ndryshme. Luani me manikyret me ngjyra te ndryshme apo me gura te vegjel.
8- Kremi hidratues per duart
Mos harroni asnjehere te mbaroni manikyrin tuaj pa nje masazh me krem hidratues. Duart tuaja do te mbeten te buta dhe te bukura. Ikub