Nje miniguide per te zgjedhur si duhet ngjyren e manikyrit qe i ben me te bukura duart dhe kembet. Nese thonjte jane te kuruar me pamje te shndritshme dhe te shendetshme, sigurisht qe perbejne nje pike force dhe bukurie ne trupi1n e nje gruaje. Produktet e sotme mund tju vijne ne ndihme per zgjidhur problemet e vogla te thonjve, sidomos te atyre te brishteve qe tentojne te thuhen.
Ne manikyr gjendjen substanca qe forcojne strukturen delikate te thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetale. Prandaj thonjte, perveēse duken te bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentet e jashtem.
Cila eshte ngjyra e duhur e manikyrit per duart dhe kembet e thua, gjithmone duke u nisur nga forma?
Manikyr i kuq i ndezur: kjo ngjyre keshillohet per gishta te shkurter. Te lyer me kete ngjyre duken me te gjate, sidomos nese meson edhe te beni disa truke siē eshte shtyrja e kutikulave drejt bazes se thoit dhe keta te fundit te mos priten shume shkurt.
Manikyr roze dhe perle: i rekomanduar per gishtat e gjate, keto ngjyra i japin nje dimension tjeter formes se thonjve. Nxjerr ne pah gjatesine, qe nuk duhet te jete shume e tepruar. Para se te vendosesh shtresen e manikyrit, duke qene se ngjyrat e ēelura i nxjerrin me ne pah papersosmerite, vendos fillimisht mbi thonj nje manikyr mbrojtes transparent.
Manikyr i purpurt dhe vishnje: jane tonet e pershtatshme per gishtat e shkurter te kembeve. Ne kete rast keto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa te gjate, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe me pah.
Manikyr viole: nese ke nje kembe te gjere, beje qe te duket me e zgjatur duke i limuar thonjte ne menyre ovale paksa te zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin ne ngjyre viole ne pjesen qendrore te thoit.
Edhe ngjyra natyrale e lekures eshte shume e rendesishme ne zgjedhjen e tonalitetit te duhur te manikyrit. Specialistet e kesaj fushe, para se te aplikojne manikyrin, i referohen ngjyres se lekures ne pjesen e brendshme te pulsit.
Nese lekura ne kete zone anon nga e kaltra, zgjedhja duhet te mbeshtetet ne tonet e ftohta, ndersa tek ngjyrat e ullinjta te lekures shkojne me shume tonet me te forta. Lekura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh qe portokallia tenton te lere nje aureole jo te kendshme ne pamje te pare, prandaj me pare apliko manikyrin transparent mbi thonj.
Ke thonj te njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herepashershme te manikyrit? Nje truk shtepiak te vjen menjehere ne ndihme. Futi gishtat ne leng limoni per dhjete minuta. Ose vendosi ne tretesire kripe te trashe. Kjo metode eshte e perdorshme edhe ne shfryrjen e duarve.
Kujto qe here pas here ti lesh thonjte te marrin fryme, edhe pse manikyri krijon nje barriere mbrojtese nga agjentet e jashtem. Gjate kesaj periudhe ushqeji thonjte me vaj ulliri. /ikub/