BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kalorite dhe shendeti i tepert

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kalorite dhe shendeti i tepert

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/11/2010, 23:19

    Kalorite dhe shendeti i tepert Images

    Kaloria ėshtė energjia qė marrim pėrmes ushqimit. Nėse marrim shumė kalori, pasoja ėshtė shėndoshja.

    Deri kėtu tė gjithė janė tė njė mendjeje. Po sa kalori kanė produkte tė ndryshme ushqimore? Kur jemi nė supermarket, apo nė ēdo vend qė shitet ushqim, gjėja e parė qė bėjmė, kur marrim nė dorė njė produkt tė caktuar ėshtė tė shohim se sa kalori pėrmban. Jemi apo nuk jemi nė dietė kjo nuk ka shumė rėndėsi, sepse thuajse gjithmonė njerėzit janė tė prirur qė tė blejnė ushqimet qė kanė mė pak kalori duke menduar se kanė bėrė zgjedhjen e duhur. Por sipas disa ekspertėve mund tė ndodhė qė pikėrisht numėrimi, apo marrja nė konsideratė e kalorive mund tė na shėndoshė mė shumė. Kjo sepse mėnyra aktuale e numėrimit tė kalorive ka shumė tė meta nė vetvete dhe si pasojė numri i kalorive qė gjendet nė etiketat e produkteve ushqimore dhe nė librat e dietave ėshtė gabim nė masėn 25%.

    Po tė hani ushqime me 20 kalori mė shumė nė ditė do tė thotė qė brenda njė viti do tė shtoni pa frikė 2 kilogramė. Tani bėni njė llogaritje qė kėto 20 kalori mė shumė i merrni nga ēdolloj ushqimi. Nė kėtė rast kemi njė efekt tė shumėfishuar dhe njė shtim nė peshė nė dukje tė pa shkak dhe tė pajustifikuar. Nėse kjo teori ėshtė e drejtė, ajo mund tė shpjegojė se pėrse ata qė pėrpiqen me tė gjitha forcat qė tė bien nė peshė duke llogaritur kaloritė e ushqimeve qė konsumojnė, vazhdojnė qė tė shėndoshen dhe tė ēuditen nga njė gjė e tillė. Mos vallė dietologėt i kanė bėrė mė kot llogaritė e kalorive. Le tė shohim se ēfarė thotė studimi nė fjalė.


    Kaloria ėshtė energjia qė marrim pėrmes ushqimit. Nėse marrim shumė kalori, pasoja ėshtė shėndoshja. Deri kėtu tė gjithė janė tė njė mendjeje. Po sa kalori kanė produkte tė ndryshme ushqimore? Mėnyra aktuale e numėrimit tė kalorive tė ushqimit bazohet nė tabelat e krijuara 100 vjet mė parė nga njė kimist bujqėsor qė quhej Wilbur Olin Atwater. Ai pėrdori njė pajisje qė quhej kalorimetėr dhe funksionimi i saj konsistonte nė djegien e porcioneve tė caktuara ushqimore dhe mė pas nė matjen e sasisė sė energjisė qė pėrftohej. Mė pas ai llogariste sasinė e energjisė qė pėrdorte trupi, pėrmes llogaritjes sė energjisė sė ushqimit tė patretur nė jashtėqitje apo mbetjet e tjera. Kėshtu ai arriti nė pėrfundimin se ēdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori, njė gram yndyrė prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteinė prodhonte 4 kalori. Kėto shifra janė konsideruar si “tė shenjta” deri mė sot. Megjithatė, sipas studimit tė fundit tė sapobotuar nė revistėn “New Sientists”, disa ekspertė tė tė ushqyerit e kanė vėnė nė dyshim kėtė mėnyrė pėrllogaritjeje tė kalorive qė pėrmbajnė produkte tė ndryshme ushqimore. Disa prej tyre janė partizanė tė njė mėnyre tė re tė llogaritjes sė kalorive. Nė bazė tė kėsaj pėrllogaritjeje tė re yndyra ka 8.7 kalori pėr gram (jo 9) dhe karbohidratet kanė 3.8 (jo 4) dhe sė fundi proteinat kanė 3.2 (jo 4). Kjo diferencė tregon se pėr vite tė tėra ne kemi nėnvleftėsuar numrin e kalorive tė disa ushqimeve nė masėn 25%.

    Njė nga kritikat kryesore ndaj mėnyrės aktuale tė pėrllogaritjes sė kalorive tė ushqimeve qė pėrzgjedhim ėshtė qė trupat tanė e shpėrbėjnė ushqimin nė mėnyrė mekanike dhe djegia e kalorive nė organizmin njerėzor nuk mund tė matet me tė njėjtėn mėnyrė me tė cilėn kimisti Atwater mati kaloritė 100 vjet tė shkuara. Sipas mėnyrės sė re tė matjes sė kalorive tė produkteve tė caktuara ushqimore, kjo ėshtė njė nga arsyet qė tregon se metoda e deritanishme nuk ėshtė plotėsisht e saktė dhe mund tė konsiderohet mė shumė si njė vlerė e pėrafėrt. Ndėrkohė, sasia e energjisė e domosdoshme pėr tė zhbėrė, apo copėtuar ushqimin kimikisht ėshtė e ndryshme. Kjo sepse pėrbėrja e ushqimeve ėshtė e ndryshme dhe pėrbėrja ndikon nė sasinė e energjisė sė harxhuar pėr tretjen e tyre.

    Ushqimet me pėrbėrje tė butė nuk kėrkojnė ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr t’u shpėrbėrė e pėr t’u tretur, ndaj organizmi nė kėtė rast pėrdor shumė mė pak kalori se nė rastin e ushqimeve me pėrbėrje tė fortė qė kėrkojnė mė shumė pėrpjekje dhe si pasojė harxhojnė mė shumė. Dy vjet tė shkuara, njė studim i Universitetit tė Tokios testoi 450 gra tė reja dhe vlerėsoi dietėn e tyre nė varėsi tė vėshtirėsisė sė ndryshme qė i duhej organizmit pėr tė tretur ushqimin. Sipas kėtij rezultati gratė qė hanin sasi mė tė madhe “ushqimesh tė forta” kishin dukshėm njė bel mė tė hollė se ato qė hanin ushqime tė buta, pra qė treten pa shumė sforco nga organizmi.

    Pėrbėrja e ushqimeve mund tė jetė njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm tė parandalimit tė obezitetit. Nė njė tjetėr studim japonez, shkencėtarėt ushqyen njė grup minjsh me ushqim me pėrbėrje tė fortė dhe njė grup me ushqim me pėrbėrje tė butė pėr tė parė nėse lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim nė sasinė e kalorive tė konsumuar nga trupi pėr tretjen e tyre. Nė pėrfundim tė eksperimentit ata zbuluan se minjtė qė ishin ushqyer me ushqim tė butė kishin mė shumė prirje pėr t’u bėrė obezė, krahasuar me grupin tjetėr.

    Dhe tė mendosh se tė dy grupeve iu dhanė vėrtet ushqime me pėrbėrje tė ndryshme, por me kalori tė njėjta. Sipas shkencėtarėve, shumė e rėndėsishme ėshtė edhe mėnyra e gatimit tė ushqimit qė ndikon dukshėm si nė pėrftimin e kalorive, ashtu edhe nė kaloritė e pėrdorura pėr tretjen e ushqimit. Gatimi e tjetėrson strukturėn e ushqimit, duke e zbutur atė dhe duke e reduktuar kohėn qė i duhet organizmit pėr ta tretur. Ai mund ta bėjė ushqimin mė tė kėndshėm dhe tė shijshėm, por nga ana tjetėr duke e zbutur ul “pėrpjekjen” e organizmit pėr ta tretur. Nė fakt, mėsimi i gatimit tė ushqimit u mundėsoi paraardhėsve tanė qė tė kursenin shumė kohėn dhe energjinė qė u duhej pėr ta mbllaēitur dhe mė pas tretur ushqimin gjallė. Kur njeriu i parė nisi qė tė gatuajė ushqimin energjia qė deri nė atė kohė shpenzohej pėr pėrtypje dhe tretje mund tė kanalizohej pėr gjėra tė tjera, pėr shembull pėr tė zhvilluar mė tej trurin dhe pėr tė kryer veprimtari tė tjera fizike. E ndėrsa nė kėtė rast i fituari ishte truri, trupi doli i humbur, ose mė mirė beli qė nisi tė bėhej gjithnjė e mė i trashė.

    Nė ditėt tona pjesa mė e madhe e ushqimeve tona ėshtė e gatuar, pra e butė, e parapėrgatitur, madje nė disa raste shumė e gatuar, ēka do tė thotė qė ne nuk shpenzojmė shumė energji pėr ta pėrtypur dhe tretur. Rezultati i kėsaj ėshtė beli ynė gjithnjė e mė i trashė. Sipas njė profesori tė dietologjisė, paraardhėsit tanė shpenzonin 5 orė nė ditė, ose 425 tė kohės sė tyre pėr pėrtypjen dhe tretjen e ushqimit. Sot njė person normal nė botėn perėndimore shpenzon njė mesatare prej 36 minutash pėr tretjen e ushqimit.

    Ndikimi i gatimit tė ushqimit ėshtė konfirmuar edhe nė disa studime qė i janė bėrė disa pitonėve, njė gjarpėr qė nuk lėviz pėr ditė tė tėra pasi ka ngrėnė, pasi kėtė kohė e kalon me pėrtypjen dhe tretjen e ngadaltė tė ushqimit. Profesorėt matėn sasinė e kalorive qė pitoni shpenzonte pėr tė tretur njė copė mishi tė gjallė, tė grirė dhe tė gatuar. Nėse bėhej fjalė pėr mish tė gatuar energjia qė shpenzohej pėr pėrtypjen dhe tretjen reduktohej nė 13%. Nėse mishi do tė ishte i grirė, ose i gatuar atėherė trupi do tė harxhonte 23.4% kalori mė pak pėr ta tretur.

    Njė tjetėr test ėshtė bėrė me karotat dhe zarzavatet e tjera. Kur kafshėt konsumonin karota, qė janė tė forta harxhonin shumė mė tepėr kalori se nė rastin kur konsumonin zarzavate tė tjera tė buta. Pyetja qė lind ėshtė: ēfarė ndodh me kaloritė qė nuk harxhohen pėr tretjen e ushqimit tė gatuar? Ato thjesht magazinohen rreth trupit dhe shtojnė dhjamin e yndyrat.

    Sipas njė kėrkimi shkencor pėr trupin ėshtė shumė mė e lehtė qė tė marrė kalori nga ushqimet e pėrpunuara qė kanė nė pėrbėrje tė tyre miell tė pastėr. Sipas sistemit konvencional tė pėrllogaritjes sė kalorive mendohet se 10% e ushqimit qė kalon nėpėr zorrė ėshtė e patretshme. Megjithatė, sasia e tretjes sė disa ushqimeve ndryshon. Rreth 30% e miellit jo tė rafinuar nuk tretet, ndėrsa produktet qė kanė miell tė rafinuar treten pothuajse tėrėsisht. Kjo do tė thotė qė veēanėrisht tė gjitha kaloritė nė ushqimet e pėrpunuara treten dhe kaloritė qė nuk harxhohen ruhen nė trup nė formėn e rezervave dhe shtresave tė dhjamit. Sistemi i llogaritjes sė kalorive duhet tė japė realisht vlerat qė reflektojnė mėnyrėn e tretjes sė ushqimit dhe llojin e ushqimit.

    Sipas tij, pėrmbajtja kaloritike e ushqimeve duhet qė tė rillogaritet sipas njė mėnyre tė re ose sipas energjisė sė tretur neto. Ajo pėrfaqėson sasinė e kalorive qė mbeten nė trup pasi ky ka harxhuar kaloritė e tretjes. Ndėrkaq, njė tjetėr teori rekomandon edhe kėshillimin pėr mėnyrėn e gatimit tė ushqimeve pėr tė optimizuar sasinė e energjisė qė duhet pėrdorur pėr ta tretur ushqimin me sa mė shumė kalori. Pėr shembull njė kėshillė ėshtė qė ushqimi nuk duhet tė zihet shumė, kur bėhet fjala pėr zarzavatet. Ato duhet tė lihen nė gjendje sa mė tė papėrpunuar qė tė jetė e mundur. Nė vitin 2002 u mbajt njė konferencė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Ushqimin dhe Bujqėsinė e cila hetoi nė lidhje me mundėsinė e ndryshimit tė etiketave tė kalorive dhe zėvendėsimin e tyre me sistemin e ri tė pėrllogaritjes nė tė cilin pėrfshihen edhe kaloritė e harxhuara pėr tretjen e ushqimit. Nė mbyllje tė konferencės u dol nė pėrfundimin se “problemet qė do tė dilnin nga njė ndryshim i tillė do tė ishin shumė mė tė mėdha se pėrfitimet qė do tė pėrftoheshin nga ndryshimi”. Ikub

      Ora ėshtė 13/5/2024, 19:36