Dihet qe dritherat integrale mund te ndihmojne kontrollimin e peshes, ndihmojne ne parandalimin e diabetit dhe semundjeve kardio-vaskulare dhe mbrojne trupin nga disa tumore.
Tani, nje studim klinik i kontrolluar thote se dritherat mund te reduktojne presionin e gjakut. Ne studimin e publikuar nga American Journal of Clinical Nutrition, disa kerkues angleze te Universitetit te Aberdeen, kane verifikuar efektet e presionit te gjakut, me shtimin e dritherave ne diete.
Studimi ka perfshire 200 burra dhe gra te shendetshme, ne moshe te mesme. Keta persona u ndane ne tre grupe, i pari ndoqi dieten me drithera te rafinuar, i dyti dhe i treti me drithera integrale, me te mira per shendetin. U vu re nje ulje e presionit te gjakut te vullnetaret e grupit te dyte dhe te trete.