Perberesit per 4 persona:
100 gr. te bardha veze,
30 gr. sheqer,
240 gr. kos,
40 gr. mjalte,
300 gr. luleshtrydhe,
mente.
Pregatitja:
Ne nje ene rrihni fort te bardhat e vezeve derisa te behen qe qendrueshme. Hidhni ne nje tenxhere sheqerin dhe mjaltin, treteni me 50 ml uje dhe lereni te zjeje per rreth gjysme minuti. Shurupin e nxehte shtojani kremit te te bardhave te vezes, duke e perzjere vazhdimisht, derisa perberja te ftohet plotesisht. Shtoni ketu kosin, perzjejeni me kujdes dhe ndajeni kremin ne kater pjata te vogla embelsirash; zbukurojeni me luleshtrydhet e prera per gjysme, dhe me gjethe mente te fresket.