E rendesishme eshte te zgjedhim produkte me shkelqim te cilat na bejne ngjyren tone te lekures perfekte. Sigurisht nese keni deshire mund te eksperimentoni ne gjera te reja, edhe pse ngjyra e keshilluar eshte e arta. Zgjidhni tone per sy kremoze ose pluhur, qe do te nxjerrin ne pah me shume shikimin tuaj dhe do tju ndihmojne te jeni te bukura. Filloni me ngjyren e fytyres. Ju keshillojme te evitoni naunca te errta, dhe preferoni me shume fondotinte ne ngjyren tuaj te fytyres.
Nje keshille, gjate mbremjes se festave synoni me shume tek syte dhe tek buzet. Ne rastin e pare preferohen me shume ngjyrat e shkelqyeshme si e arta, argjendta te cilat e bejne shikimin me sensual dhe shkelqyes. Nese synoni me shume per buzet, ngjyra "must" eshte e kuqja. Lerini syte te thjeshte, mbase vetem me nje penel te holle. Ngjyra e kuqe eshte ngjyra e festave, por ne buzet tuaja behet super shik. Persa i perket manikyreve, zgjidhni ke te deshironi. Mund te vendosni per ngjyra origjinale si e arta, vjollca, por "must" i vertet i ketij viti mbetet klasikja, ngjyra e kuqe. Ikub