Beni kujdes me konsumimin e tepruar te kripes
Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) rekomandon nje konsumim te kripes nga 2 deri ne 5 gram ne dite. Ndersa ne konsumojme mesatarisht nga 8 deri ne 10 gram. Duhet te bejme shume kujdes. Kripa eshte e rrezikshme per shėndetin. Te gjithe e dine qe pėrdorimi i tepruar i saj rrit presionin arterial dhe per pasoje shkakton probleme kardio-vaskulare.
Cilat jane te kėqijat e kripes?
Sot ka shume studime. Konsumimi i tepruar i kripes shkakton:
Rritje sistematike te tensionit te arterial dhe rritje te numrit te personave qe vuajne nga hipertensioni.
Probleme me ritmin kardiak
Osteroporoze, sepse prania e madhe e kripes ne organizem favorizon eliminimin e kalciumit nepermjet urines
Mungese dehidratimi
Cilat jane ushqimet qe duhen konsumuar me kujdes?
Edhe nese beni kujdes per te mos pėrdorur shume kur pėrgatisni gatime te skuqura, ju mund te konsumoni me shume kripe se crekomandohet. Pse? Sepse ju mund te pėrdorni ushqime qe e e kane vete kete perberes. Konsumimi i bukes, i djathit apo gatimeve te gatshme rrit mjaft sasine e kripes ne organizmin tuaj.
Si mund te konsumojme me pak?
Se pari, duhen eliminuar sa me shume ushqimet e gatshme dhe te perdoren sa me shume produkte te freskėta. Gjithashtu, kur blini nje produkt duhet te lexoni me me kujdes etiketen, per te pare sasine e kripes.