Nderkohe qe poleni fluturon lart e me lart dhe temperaturat te freskohen, nukk eshte e rralle te degjosh dike te teshtije afer jush. Por nese ky gjest duket normal, ai eshte i dhunshem per organizmin.
Teshtima eshte nje reflex qe provokon nxjerrjen brutale, te zhurmshme dhe jo vullnetare te ajrit nga hunda dhe nga goja (venie automatike ne pune e diafragmes). Mjeket I njohin mire historite klasike ne lidhje me veshtiresite e te teshtiturit. Mbi te gjitha jane variacionet e presionit te shkaktuara nga te zenith e hundeve qe mund te shkaktojne lezione (keputje te muskujve ose te organeve tjera).
Anevrizmat, enjtje locale te arterjeve ēojne ne formimin e xhepave me madhesi te ndryshme, te cilat shpesh here zmadhohen ose shkeputen. Prandaj eshte e rendesishme qe te mos bllohohet hunda gjate teshtimes ; ne te kundert ajo do te provokonte nje zmadhim te anevrizmit ose ēarje te arterieve. Rreziku i teshtimes mund te ēoje deri ne ēarjen e aortes, arterjes me te madhe te organizmit.
Konsultohuni ne rast dhimbjesh atipike
Pasojat me klasike te teshtimes jane : lezione te veshit te brendshem dhe te daulleve te tyre, pneumothorax-i (shkeputje e mushkerise nga toraksi e cila mund te shkaktoje veshtiresi ne frymemarrje deri ne asfiksi).
Keshilla
- Mund te bllokojme hunden dhe gojen per ta shmangur totalisht teshtimen, por nese nuk ia arrijme, eshte me mire ta leme ate te dale pa e penguar
- Beni kujdes ne menyre qe te mos perplaseni gjekundi : gjate te teshtiturit njeriu ka tendence ta humbase ekuilibrin e trupit. Nese keni mundesi, largohuni nga ēdo objekt i rrezikshem. /ikub/