Masazhet estetike nuk sherbejne vetem per tu qetesuar, sigurisht disa teknika ofrojne zgjidhje per njollat ne lekure apo dhe per shume gjera te cilat tju sherbejne sa me mire mireqenies tuaj.
Tashme nuk ekziston qender estike apo spa e cila nuk ofron nje game te gjere masazhesh te cdo lloj tipi dhe per cdo lloj nevoje. Gjeja e pare qe na vjen ne mend eshte masazhi, qe do te thote, eleminim i stresit, lodhjes muskulare dhe mendore dhe momente relaksi ku shpesh here je e rrethuar nga aroma ekzotike te vajrave esencial, disa tipe masazhesh kane efekt estetik te dukshem, dhe mund te jene aleat te vlefshem per te luftuar disa probleme te lekures. Edhe nje masazh qetesues mund te jap rrezultate te mira ne bukurine e lekures, pasi behet me e shkelqyeshme nga stimulimi i qarkullimit te gjakut. Ti nenshtroheni rregullisht masazheve qetesuese, mbi te gjitha nese jane te kombinuar me me nje stil jete te shendetshem, ndihmon ne parandalimin e qeskave te syve, lekure te zbehte dhe te lodhur.
Nje nder shenjat me te urryera te femrave eshte celuliti. Pikerisht per te minimizuar kete problem nje ndihme e cmuar edhe dhe masazhi linfodrenues. Ky tip masazhi sherben per te permiresuar qarkullimin e linfes ne sistemin linfatik. Ti besoni duarve te nje eksperti natyrisht eshte nje keshille e rendesishme, edhe pse automasazhimi mund te behet nje zakon i shendetshem, per te mbajtur efektet e masazheve te nje qendre estetike. Pak dite larg Krishtlindjeve, nese nuk keni menduar cfare te dhuroni, mendoni dhe ndonje seance me masazhe estetike ne nje qender bukurie. Ikub