BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Masazhi - efektet relaksuese dhe mjekuese

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Masazhi - efektet relaksuese dhe mjekuese

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/1/2011, 15:50

    Masazhi - efektet relaksuese dhe mjekuese Images

    Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe ėshtė njė mjet i shkėlqyer nė luftėn kundėr dhimbjes sė kokės dhe pagjumėsisė. Gjithashtu masazhi ushqen lėkurėn, e rritė elasticitetin e lėkurės, lėkuren e bėn mė tė butė dhe tė ndritshme.

    Efektet kryesore tė masazhit:

    Masazhi e nxitė dhe e rregullon qarkullimin e gjakut, e rregullon qarkullimin e limfės nė enėt limfatike,duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjinė nė mėnyre tė pėrsosur dhe natyrale. Me anė tė masazhit mund tė lirohet stresi ditor qė ndikon nė paraqitjen e sėmundjeve kronike dhe depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thėnė ndryshe, materie tė dėmshme qė duhet domosdo tė largohen nga trupi.

    Njė ndėr format mė tė shpejta tė masazhit qė aplikohet ditėve tė fund ėshtė ai kundėr celulitit qė ndihmon shumė tė personat obez apo me peshė tė shtuar, duke ia kthyer trupit harmoninė fizike dhe psikike, nė tė njėjtė kohė.

    Masazhi qė nga kohėt e lashta njihet dhe ėshtė pranuar si njė nga metodat pėr parandalimin, trajtimin dhe heqjen e sėmundjet tė ndryshme. Masazhi nė tė njėjtėn kohė i vė nė funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtit e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė arrihet relaksimi i thellė i trupit, mendjes, lirimi i stresit dhe toksinave, pėrmirėsimi i rrjedhjes sė oksigjenit nė organizėm si dhe pėrmirėsimi i qarkullit tė lėngjeve trupore (gjakut dhe limfės).

    * Masazhi mundėson relaksimin e thellė i cili lehtėson largimin e lodhjes fizike dhe mendore;
    * Varėsisht se ku aplikohet, masazhi mundėson lėshimin e tensioneve kronike nė qafė , nė supe, dhe mbrapa nė shpinė.
    * Nxit qarkullimin e gjakut nė muskuj dhe kėshtu, furnizimin me gjak tė organeve.
    * Stimulon zvogėlimin dhe zhdukjen e lodhjes kronike (tė vazhdueshme).
    * Masazhi ndihmon nė eliminimin e dhimbjeve tė kokės qė shkaktohen nga sėmundjet e stomakut, tė tėmthit, tė mėlēisė dhe sėmundjet me origjinė psikike.

    Llojet e masazhit

    Masazhi aromatik ėshtė njė masazh i trupit duke pėrdorur vajra esenciale nė njė atmosferė tė kėndshme me muzikė relaksuese dhe nė njė ambient tė qetė, ku mund tė relaksoheni dhe nė tė njėjtėn kohė me anė tė vajrave aromatike. Aromat e vajrave thelbėsore kanė ndikim tė fuqishėm nė emocionet e trupit dhe nga efektet dhe pėrbėrja e tyre kimike, kanė ndikim nė organet e caktuara, indet, sistemin hormonal dhe sistemin nervor.

    Masazhi aromatik ėshtė njė mėnyrė e veēantė pėr tė trajtuar probleme tė ndryshme, si: lodhjen, stresin, ngarkesėn psikike, dhimbjet nė muskuj, ftohjet e muskujve, etj.

    Masazhi i pjesshėm ėshtė njė masazh i pjesėve tė caktuara tė trupit, pėr shembull: masazhi e shpinės, duarve, kėmbėve, pjesėve tė barkut, kokės, etj.
    Tė kryera me kėrkesė tė klientit, masazhi zgjatė 60 min.

    Masazhi special ėshtė kombinim i masazhit aromatik dhe masazhit tė pjesshėm, ku pėrdoren aroma tė ndryshme nė pjesė tė caktuara tė trupit, shkaktohet rritje e presion nė qarkullimin e lėngjeve trupore, me qėllim pėr tė pėrmirėsuar qarkullimin e tyre; gjithashtu aplikohet te dhimbjet nė qafė, te dhimbjet dhe ftohjet e muskujve.

    Masazhi anticelulit ėshtė njė kompleks i ēdo personi, celuliti grumbullohet si rezultat i dietave tė ērregullta dhe tė dėmshme pėr organizimin. Gjithashtu celuliti mund tė formohet si pasojė e ērregullimeve hormonale.

    Largimi ose eliminimi i celulitit behet me anė tė masazhit duke stimuluar punėn e gjėndrave limfatike, rregullimin e qarkullimit tė gjakut duke larguar sasinė e lėngjeve tė tepėrta, duke shkatėrruar depozitat yndyrore qė grumbullohen nė mėnyrė jo tė barabartė nė lėkurė (lėkura merr pamjen e lėvozhgės sė portokallit). Nė kėtė rast, efekti kryesor i masazhit ėshtė “thyerja” ose shpėrndarja e qelizave tė celulitit.

    Gjatė trajtimit tė trupit me anė tė masazhit anticelulit, duhet pasur kujdes nė konsumimin e sasive sa mė tė madhe tė lėngjeve.

    Trajtimi me masazh anticelulit mund tė zgjasė nga disa javė, pėr disa muaj,ne varesi te madhėsisė sė qelizave tė celulitit si dhe dietės me lėngje.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:06