Frutat e thata jane nje kategori e keqkuptuar ushqimesh, por kerkimet kane treguar se ato jane te pasura me acide yndyrore, proteina, minerale si magnezi, fibra, vitamina por edhe me sasi te konsiderueshme fibre qe perforcojne shendetin e zemres.
Lajthi: Lajthite permbajne nivelet me te larta te vitamines B6. Kjo vitamine eshte e domosdoshme per funksionimin e duhur te sistemit tone nervor. Permbajne gjithashtu sasi te konsiderueshme fibre qe ndihmojne ne funksionimin normal te sistemit gastrointestinal, por edhe mjaft mangan, nje komponent i rendesishem per proceset antioksidante te organizmit, 30 gr lajthi = 175 kalori.
Fistike: Fistiket jane nje burim i shkelqyer vitaminash i simblegmes B dhe kryesisht i dy vitaminave, niacin dhe acid folik. Gjithashtu permbajne dhe sasi te kenaqshme sterolesh bimore me veprim antioksidant, 30 gr fistike = 160 kalori.
Arra: Arrat jane te pasura me sterole bimore, kane sasi te medha substancash antioksidante. Permbajne shume magnez, kalium, fosfor pak hekur dhe vitamine E, K, 30 gr arra = 185 kalori. Per kete arsye mund te konsumojme cdo dite, thjesht te mos kalojme masen, pasi permbajne shume kalori. Ti preferojme te paperpunuara dhe pa kripe.