Perberesit:
1 kg kallamare te pastruar
1 gote vere te bardhe
4 thelpinj hudhra
100 gr gjalpe
1 luge vaj ulliri
3 luge majdanoz te grire
kripe, piper
lengun dhe lekuren e 1 limoni
Perberesit:
Kallamaret te cilet i kemi pastruar me pare, i ndajme ne dy pjese duke i prere ne menyre gjatesore. I vendosim ne nje tigan ne te cilin kemi tretur gjalpin dhe vajin e ullirit, dhe i skuqim per pak minuta bashke me hudhrat e shtypura. Shtojme veren e bardhe derisa te avulloje, me pas shtojme lekure dhe lengun e limonit, majdanozin e grire, kripen dhe piperin. I leme te gatuhen akoma dhe pak minuta dhe kur te jene gati i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me sallate te ndryshme dhe i sherbejme te ngrohta.