Perberesit per 3-4 persona:
*1 lt leng pule ose mishi
*1 tas me kos
*1 luge miell ezmer
*1 - 1/2 luge gjalpe
*1 e verdhe veze
Pergatitja:
Se pari zini pulen/mishin apo kockat. Ne nje tigan hidhni gjalpin dhe lereni te tretet mire dhe te nxehet pak. Me pas hidhni miellin dhe perzijeni mire ne menyre qe te skuqet por pa u krijuar toptha. Me pas hidheni kete perzierje ne lengun e nxehte te mishit dhe perzijeni mire deri sa te krijohet nje leng homogjen pa toptha mielli. Ne nje tas perzini kosin dhe te verdhen e vezes. Me pas shtojeni siper supes dhe perzijeni nje cope here duke u kujdesur qe veza te mos mpikset. Lereni te zihet pak ne zjarr te ulet. Me pas servireni te nxehte me pak piper te zi (sipas deshires) siper.