BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Suksesi i dietes Dukan

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Suksesi i dietes Dukan

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/1/2011, 18:13

    Suksesi i dietes Dukan Images

    Shume njerez do te fillojne te mbajne diete ne fillim te ketij viti te ri. Ndoshta shume prej jush do t’ju shtyje nje diete qe pretendon se nuk te ben te ndjehesh i uritur.

    Dieta Dukan po quhet tani aq e famshme sa dieta Atkins pasi i lejon njerezit te hane sa te duan ushqime me permbajtje proteine, ndersa i shkurajon te numerojne kalorite. Darka e se enjtes eshte nata e proteinave per Paula Rorie dhe bashkeshortin e saj. Ata ndjekin te dy dieten Dukan dhe thone se ajo funksionon ndryshe nga dietat e tjera. Ata nuk ndjehen te uritur. Sonte ne menu ka fileto pule, biftek dhe veze te ferguara.

    Dieta eshte e ndare ne disa faza.

    Ne fazen e pare qe quhet faza e sulmit lejohet vetem te hash proteina te shendetshme. Kjo do te thote kryesisht mish pa yndyre, duke perjashtuar mishin e qengjit dhe derrit. Mund te hash peshk, veze dhe produkte te tjera deti. Por konsumimi i vezeve duhet te jete i kufizuar, ne se vuan nga kolesteroli i larte. Kjo faze zgjat nga tre deri ne pese dite. Sipas dietes, kjo eshte faza qe gjeneron metabolizmin. Kjo mendohet te jete faza gjate se ciles humbet me shume peshe, pasi sipas dietes Dukan, trupi yne e ka te veshtire te trese proteinat, duke iu dashur tre ore dhe gjate ketij procesi organizmi konsumon nje te treten e kalorive qe permban. Ne fazen e dyte, te njohur edhe si faza e konsolidimit, lejohet te hash 28 zarzavate te ndryshme.

    Gjate kesaj faze, mendohet se je ne rrugen e duhur per te humbur peshen qe kerkon te humbesh, dhe gjate saj duhet do te jesh mesuar te modifikosh dieten tende. Ne kete faze mund te hash nje vakt me teper dhe te shtosh fruta, buke, djathe dhe disa produkte te pasura ne amidon. Paula Rorie dhe bashkeshorti i saj kane arritur ne fazen perfundimtare, qe njihet si ajo e stabilizimit.

    Ne kete faze nje nga momentet me te rendesishme eshte se nje dite ne jave duhte te hash vetem proteina. Ne France ku Pierre Dukan hartoi dieten e tij mbi nje dekade me pare, kjo njihet si e enjtja e proteinave dhe restorantet i modifikojne menute e tyre te enjteve. Libri Dukan ze nje vend qendror ne jeten e Paoles dhe Gerit. Kur Geri i propozoi asaj te martohej, Paola e harroi per nje cast lumturine kur mendoi se do te vishte nje fustan te mases me mase 18. Atehere ajo vendosi te fillonte dieten dhe Geri vendosi ta mbeshteste ate, duke u futur edhe ai ne diete.

    “E vetmja gje qe me mungon jane qeset e patatinave. Haja nje te tille perdite, gjithashtu biskotat por ato i pata hequr shume me pare se sa te filloja dieten.”

    Dieta Dukan nuk eshte aq e thjeshte sa duket. Te gjitha produktet bulmetore duhet te jene pa yndyre.

    Nuk lejohen sallamra, embelsira dhe ne fillim nuk lejohen perimet, prandaj kjo mund ta veshtiresoje fillimisht daljen jashte. Karbohidratet jane te ndaluara, ashtu sikurse me yndyra dhe sheqeri. Dukan argumenton se karbohidratet jane te panevojshme, pasi trupi yne mund te prodhoje glukoze nga mishi. Mishi i zgjares dhe peshku pak i marinuar mund te konsumohet pa frike.

    Paula thote se nganjehere ndjehet teper e kufizuar nga djeta.

    “Dy javet e para me mungonte alkooli, nje gote vere ne mbremje, por nuk e harroja synimin qe kisha: te me bente fustani qe me pelqente”. Paola arriti te vishte nje fustan te mases 12 ne dasmen e saj, fale vendosmerise per te ndjekur dieten.

    Dietologia Gloria Parfitt punon ne kliniken Hale te Londres.

    Megjithese dieta Dukan nuk kerkon tableta me vitamina dhe mbeshtetet tek ushqimet natyrale Parfitt i sheh me skepticizem dietat e pasura ne proteina.

    Ajo thote se eshte e rendesishme ta furnizosh trupin kurdohere me te gjitha vitaminat.

    “Ne kemi nevoje per te gjitha keto, per te prodhuar aminoacidet e nevojshme per cdo qelize. Kur merr shume proteina ne te njejten kohe, trupi mund te prodhoje me shume acide dhe si rezultat kjo mund te kete nje efekt shkaterrimtar ne densitetin e koskave dhe ne sistemin tretes”.

    Dukan pranon se proteinat e shumta jane te rrezikshme, por shton se veshkat mund te pastrojne acidet ne se shtojme sasine e ujit qe pijme, ne tre litra cdo dite. Kohet e fundit nje studim ne Evrope arriti ne perfundimin se 773 njerez mbipeshe zbuluan se dietat me pak karbohidrate dhe te pasura ne proteina pa shume yndyre jane te mira per te mos shtuar peshe. Studimi ne revisten mjekesore New England Journal zbuloi se te rriturit ndjekin me me rigorozitet dietat qe jane te pasura ne proteina dhe me pak karbohidrate. InfoAlbania

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:00