BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja efektet relaksuese dhe mjekuese

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja efektet relaksuese dhe mjekuese

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/1/2011, 14:02

    Ja efektet relaksuese dhe mjekuese Images

    Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe eshte nje mjet i shkelqyer ne luften kunder dhimbjes se kokes dhe pagjumesise.

    Gjithashtu, masazhi ushqen lekuren, e rrit elasticitetin e saj, e ben me te bute dhe te ndritshme. Masazhi eshte nje faktor i rendesishem ne kulturen shendetesore te jeteses. Me veprim efektiv si nje mase parandaluese per te ruajtur shendetin dhe vitalitetin, sepse kur nje masazhist rregullisht "skanon" trupin tuaj, mund te dalloj ndryshimin me te vogel ne crregullimin e balancit normal te organizimit tuaj, ne kete menyre nxit vemendjen tuaj ndaj trupit tuaj. Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe eshte nje mjet i shkelqyer ne luften kunder dhimbjes se kokes dhe pagjumesise. Gjithashtu masazhi ushqen lekuren, rrit elasticitetin e lekures, si dhe e ben me te bute dhe te ndritshme.

    Efektet: Masazhi e nxit dhe e rregullon qarkullimin e gjakut, e rregullon qarkullimin e limfes ne enet limfatike, duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjine ne menyre te persosur dhe natyrale. Me ane te masazhit mund te lirohet stresi ditor qe ndikon ne paraqitjen e semundjeve kronike dhe depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thene ndryshe, materie te demshme qe duhet domosdo te largohen nga trupi. Nje nder format me te shpejta te masazhit qe aplikohet diteve te fund eshte ai kunder celulitit qe ndihmon shume te personat obez apo me peshe te shtuar, duke ia kthyer trupit harmonine fizike dhe psikike, ne te njejte kohe.

    Masazhi: Masazhi qe nga kohet e lashta njihet dhe eshte pranuar si nje nga metodat per parandalimin, trajtimin dhe heqjen e semundjet te ndryshme. Masazhi ne te njejten kohe i ve ne funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtit e njeriut dhe ne kete menyre arrihet relaksimi i thelle i trupit, mendjes, lirimi i stresit dhe toksinave, permiresimi i rrjedhjes se oksigjenit ne organizem si dhe permiresimi i qarkullimit te lengjeve trupore (gjakut dhe limfes). Masazhi mundeson relaksimin e thelle i cili lehteson largimin e lodhjes fizike dhe mendore. Varesisht se ku aplikohet, masazhi mundeson leshimin e tensioneve kronike ne qafe, ne supe dhe mbrapa ne shpine. Nxit qarkullimin e gjakut ne muskuj dhe keshtu, furnizimin me gjak te organeve. Stimulon zvogelimin dhe zhdukjen e lodhjes kronike (te vazhdueshme). Masazhi ndihmon ne eliminimin e dhimbjeve te kokes qe shkaktohen nga semundjet e stomakut, te temthit, te melcise dhe semundjet me origjine psikike.

    Llojet: Masazhi aromatik eshte nje masazh i trupit duke perdorur vajra esenciale ne nje atmosfere te kendshme me muzike relaksuese dhe ne nje ambient te qete, ku mund te relaksoheni dhe ne te njejten kohe me ane te vajrave aromatike. Aromat e vajrave thelbesore kane ndikim te fuqishem ne emocionet e trupit dhe nga efektet dhe perberja e tyre kimike, kane ndikim ne organet e caktuara, indet, sistemin hormonal dhe sistemin nervor. Masazhi aromatik eshte nje menyre e vecante per te trajtuar probleme te ndryshme, si: lodhjen, stresin, ngarkesen psikike, dhimbjet ne muskuj, ftohjet e muskujve, etj. Masazhi i pjesshem eshte nje masazh i pjeseve te caktuara te trupit, per shembull: masazhi e shpines, duarve, kembeve, pjeseve te barkut, kokes, etj. Te kryera me kerkese te klientit, masazhi zgjate 60 min.

    Anticelulit: Masazhi anticelulit eshte nje kompleks i cdo personi, celuliti grumbullohet si rezultat i dietave te crregullta dhe te demshme per organizimin. Gjithashtu celuliti mund te formohet si pasoje e crregullimeve hormonale. Largimi ose eliminimi i celulitit behet me ane te masazhit, duke stimuluar punen e gjendrave limfatike, rregullimin e qarkullimit te gjakut duke larguar sasine e lengjeve te teperta, duke shkaterruar depozitat yndyrore qe grumbullohen ne menyre jo te barabarte ne lekure (lekura merr pamjen e levozhges se portokallit). Ne kete rast, efekti kryesor i masazhit eshte “thyerja” ose shperndarja e qelizave te celulitit. Gjate trajtimit te trupit me ane te masazhit anticelulit, duhet pasur kujdes ne konsumimin e sasive sa me te madhe te lengjeve. Trajtimi me masazh anticelulit mund te zgjase nga disa jave, per disa muaj, varesisht prej madhesise se qelizave te celulitit si dhe dietes me lengje. Infoalbania

      Ora ėshtė 14/11/2024, 19:04