Nje gote caj i gjelber mund te jete gjithcka qe mund te ofroje mjekesia alternative, nese keni probleme me mesimin dhe kujtesen, te cilat jane pasoje e apnese obstruktive te gjumit.
Apnea obstruktive e gjumit e le organizmit pa oksigjen gjate fjetjes. Personat me kete gjendje, perjetojne pushime te frymemarrjes gjate fjetjes, duke pasur renie te nivelit te oksigjenit, i cili mund te demtoje organet. Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun per shfaqjen e shtypjes se rritur te gjakut, infarktit te zemres, goditjeve ne tru, dhe demton funksionet njohese te vetedijes, sic eshte mesimi dhe kujtesa.
Sipas nje artikulli te botuar ne revisten, American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine, antioksidantet e fuqishem te pranishem ne cajin jeshil mund te ndihmojne ne permiresimin e ketyre problemeve njohese. Caji jeshil permban polifenole, te cilat ne baze te rezultateve nga eksperimentet e bera ne kafshe, mund te mbrojne ndryshimet neurodegjenerative te cilat kane lidhje me semundjen Parkinson dhe Alzheimer.