Nga pagjumesia dhe crregullimi i gjumit, vuajne shume njerez neper bote, me pasoja ne sferen sociale dhe profesionale.
Te gjithe ne kur nuk arrijme te pushojme mire, vecanerisht nese ajo zgjatet ne kohe, behemi nervoz dhe nuk arrijme te perqendrohemi ne menyren e duhur ne pune. Ne kete drejtim, ju sjellim nje studim shume interesant qe eshte ekseprimentuar tek kafshet, ku do te kuptojme mekanizmat qe rregullojne gjumin edhe tek qeniet njerezore dhe cfare faktoresh mund te ndryshojme.
Kerkuesit e universitetit te Ohio (USA), kane kryer ne nje periudhe prove prej 8 javesh tek minjt siberiane, per te pare sesi crregullimet e gjumit mund te kene efekte negative ne humor, duke shkaktuar depresion. Pasi kaviet jane ndare ne dy grupe, kane bere te mundur qe grupi i pare te fle ne kushte te nje erresire te plote dhe i dyti i ekspozuar ndaj nje drite te larte te barabarte me ate te nje ekrani televiziv.
Ne fund te eksperimentit minjte iu nenshtruan nje medikamenti qe zakonisht perdoren nga kompanite farmaceutike per te luftuar crregullimet e humorit dhe depresionin.
Nje nga parametrat e perdorur per te kuptuar nese kafsha eshte ne depresion eshte interesi per ushqimin dhe pijet, zakonisht shume te mirepritura si psh,uji dhe sheqeri. Nese brejtesi e refuzon ate do te thote se humori i tij eshte pertoke.
Ndersa, grupi i kafsheve qe pushoi me drite tregoi kete lloj shqetesimi se duke fjetur i ekspozuar ndaj nje burim drite pengon ciklin normal gjume-zgjuar, shpjegon Tracy Bedrosian i cili udhehoqi studimin amerikan. Rendesia e rezultateve eshte mbeshtetur nga nje tjeter gjetje e rendesishme. Kemi gjetur se mjaftojne 8 jave, sepse ekspozimi ne drite gjate nates mund te sjelle ndryshime ne nivelin e nje zone te caktuar te trurit, hipocampus, e njohur per te qene e perfshire ne zhvillimin e crregullimeve te humorit.
Ne praktike cfare del nga eksperimenti?
Qe cikli yne delikat gjum-zgjuar, ai qe na lejon te pushojme aq sa kemi nevoje, ndikohet dhe corientohet nga perdorimi i drites qe ne njefare menyre mashtron trurin tone. Keshtu pra,ata qe vuajne rregullisht nga cregullimet e gjumit dhe rrjedhimisht edhe te humorit, mund te fillojne te marrin nje ekuiliber, thjesht duke eleminuar te gjitha burimet e drites nga dhoma e gjumit.