Mbulimi i trupit me rroba, apo dhe zbulimi i tij, ne ditet e sotme eshte nje ceshtje aq e mireqene, sa qe rralle mendojme se ky fenomen ka nje pikenisje dhe psikologji te veten.
Ne fakt, njeriu i zhveshur i prehistorise, ndoshta prej ndryshimit te klimes, prej deshires per te nxjerre ne pah statusin e tij ne kope pas nje gjahu te majme, apo ndoshta per te pakesuar ndjenjat e turpit e te fajit, qe i njohu pas ngrenies se frutit te ndaluar, ndjeu nevojen te mbulohej. Standarti i te qenit me vlere e i respektuar ne kohet primitive ishte forca.
Me pas, kur tribute krijuan vendbadimet e tyre e iu perveshen, jetes se agrikultures, simboli i vleres u be pasuria. Akoma me tej, kur tribute filluan te ktheheshin ne kombe e kur dallimet midis klasave beheshin ne baze te mireqenies se familjeve, stili i veshjes u perdor si simbol per te dalluar statusin social te gjithesecilit. Kjo prirje per diferencim ishte e qarte deri ne fillim te shekullit te shtatembedhjete, kohe kur anetaret e shtresave te uleta filluan te imitonin stilet, copat dhe ngjyrat qe perdornin njerzit e shtresave me te larta.
E megjithate, deshira per te qene i pranuar dhe i vleresuar nga te tjeret nuk u pakesua me kalimin e njerezimit nga nje stad tjeter ne tjetrin. Te njejtat motive kerkojne te permbushen edhe sot ne kohet moderne. I vetmi ndryshim qendron ne shprehjen e tyre, dhe percaktohet ne nje mase te madhe nga idealet e kombit e te shoqerise te ciles i perket individi. Sot, sikurse qysh ne fillimet e njerzimit, nevoja per tu dalluar shkon perkrah frikes nga mosmiratimi i te tjereve dhe konformizmit. Nderkohe qe na pelqen te spikasim brenda grupit te cilit i takojme, kur ndjejme qe grupi eshte superior konformohemi me te, ndersa kur jemi ne pozita te eperme apo te barabarta, e perdorim veshejen si nje mjet per te bere dallimin. Ikub