Gjithmone e me shume njerez po vuajne nga kolesteroli i larte ne gjak dhe gjithmone e me pak prej tyre jane duke marre kurimin e nevojshem, ishte perfundimi i studimit me te gjere ndonjehere rreth ketij problemi.
Ne total, 147 milion njerez u moren ne studim nga Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH), raportoi gjate dites BBC-se. Niveli i larte i kolesterolit eshte pergjegjesi kryesor i semundjeve kardiovaskulare, qe me 17 milion vdekje ne vit, jane arsyeja e pare e vdekshmerise ne bote.
Ndersa numri i njerezve me nivel shume te larte kolesteroli ne gjak rritet, gjithmone e me pak persona vendosin te trajtohen me ilace qe reduktojne nivelin e kolesterolit. Statistikat u grumbulluan per nje periudhe 10-vjecare, ne vende si Anglia, Gjermania, Japonia, Jordania, Meksika, Skocia, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ne kete periudhe kohore, u provua nje rritje e ndjeshme e njerezve me nivel te larte kolesteroli ne gjak. Ushqimet e shpejta qendrojne ne zanafillen e ketij problemi. Neglizhenca mbetet nje problem i madh, ndersa ne vendet e varfra, pengesa kryesore mbetet cmimi i larte i medikamenteve.
Ne raportin e OBSH-se, shkruhej se eshte e gabuar te konsiderohen semundjet kardiovaskulare si semundje te shtresave te varfra, pasi ato godasin kryesisht shtresat e mesme te popullsise.