Lengjet e frutave pa asnje medyshje jane te shendetshem. Shijet e ndryshme ndihmojne ne lufte kunder semundjeve te caktuara, ndersa shkencetaret secilen dite zbulojne dobi te reja te ketyre bombave te vitaminave.
Kohe me pare shkencetaret e zbuluan se lengu i panxharit ndihmon ne zvogelimin e rrezikut te prekjes nga cmenduria, ndersa permban edhe nitrate te cilat e stimulojne rrjedhen e gjakut dhe furnizimit te gjakut deri ne tru. Lengjet e shijshme dhe te embla jane te shendetshme, por duhet te kihet kujdes ne sasine qe konsumohet pasi qe lengu i tepert mund te jete i demshem per dhembet. Lengu nga shega ndihmon ne luften kunder kancerit te prostates. Ne fakt, shega permban koktejin e perberesve qe ndihmojne ne zvogelimin e qelizave te demtuara ne rastin e prekjes nga kanceri.
Pervec kesaj, lengu nga shega eshte perplot me antioksidues dhe shume i dobishem ne zvogelimin e shkalles se kolesterolit dhe luften me semundjet e zemres. Lengu nga grejpfruti u rekomandohet te gjitheve qe deshirojne te humbin kilogramet pasi qe eshte shume i efektshem dhe i ndihmon organizmit per te eliminuar sheqernat e teperta. Lengu nga molla eshte i dobishem ne lufte kunder semundjes se Alzheimerit. Pikerisht ky leng ne tru e mban nivelin e substancave qe jane vendimtare per kujtesen dhe shendetin e trurit.
Pervec kesaj, lengu i molles eshte i shkelqyeshem per zvogelimin e kolesterolit dhe tretjen. Lengu nga qershite eshte i shkelqyeshem per shtrengimet dhe dhimbjet e pakendshme te barkut. Pikerisht per kete kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve pasi qe eshte perplot me antioksidues te cilet jane te nevojshem per zvogelimin e paraqitjes se shtrengimeve.
Lengu nga portokalli eshte i efektshem per semundjet e zemres pasi qe permban sasine e caktuar te antioksiduesve te cilet permiresojne qarkullimin e gjakut. Po ashtu ndihmon edhe tek paraqitja e gureve te pakendshem te veshkave. Lengu nga ananasi eshte i shkelqyeshem per personat qe kane probleme me artritin. Enzimat ne kete leng i ndihmojne organizmit qe te tret proteinat.
Pervec kesaj, ndihmon ne zvogelim e simptomave te kollitjes dhe te ftohjes, keshtu qe rekomandohet ne kohen e vjeshtes dhe te dimrit. Lengu nga rrushi i zi zvogelon rrezikun nga humbja e kujteses, zvogelon nivelin e kolesterolit, dhe mund te kete efektin e njejte sikur edhe tabletat kunder kokedhembjes. Lengu nga karota zvogelon rrezikun nga prekja nga kanceri, forcon imunitetin pasi qe permban sasi te medha te vitamines C, ndersa fale vitamines A ndihmon ne ruajtjen e shikimit, kurse per shkak te fibrave ndihmon ne tretje.
Lengu nga domatet eshte i krijuar mu per ata qe pelqejne qe te rreziten pasi qe zvogelon te djegurat nga dielli. Shkencetaret kane zbuluar se konsumimi i rregullt i domateve, qofte te ziera apo te shtrydhura, zvogelon rrezikun nga prekja nga kanceri i prostates. Lengu nga boronica eshte shume i efektshem ne luften kunder cmendurise. Boronicat permbajne substanca te cilat i ndihmojne trurit te mbetet i shendoshe, stabilizon nivelin e sheqerit dhe zvogelon apetitin dhe deshiren per ushqim.