BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Larja e hundes, gjesti me i mire kunder rrufes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Larja e hundes, gjesti me i mire kunder rrufes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/1/2012, 00:47

    Larja e hundes, gjesti me i mire kunder rrufes! Images

    Nėse sėmureni me rrufe larja e hundės do ishte njė metode shume e mire pėr ta larguar sa me shpejt atė. Ja te mirat dhe pėrdorimi.


    A ėshtė vėrtet e nevojshme larja e kanaleve te hundės?

    Mukoza e hundės filtron mijėra litra ajėr ne dite. Ne kontakt te drejtpėrdrejte me mjedisin, ajo ėshtė pengesa kryesore qe mbron sistemin respirator kundėr agjenteve te jashtėm (viruse, baktere, ndotės, etj). Ajo pastron ajrin qe thithet para se ky i fundit te futet ne mushkėri. Duke qene se ėshtė gjithmonė ne pėrballje me agresionet, kjo mukoze mund te jete viktime e reagimeve inflamatore lokale qe pėrkthehen me rrjedhje, teshtima dhe prodhim te madh te mukozės, duke qene se hunda bllokohet. Vėrtet mukoza e hundės mbron, por edhe ajo duhet mbrojtur.

    Perse bėn mire larja e hundės?

    Duke qene se larja e hundės largon mukozėn e tepėrt apo edhe agjentet patogjene (viruse, baktere, etj) te cilat grumbullohen ne sipėrfaqe, ajo gjithashtu bėn te mundur qe mukoza te luaje mire rolin e saj dhe te parandaloje problemet. Duke u pastruar hundėt edhe frymėmarrja behet me e lehte.

    Si mund ta lajme hundėn?

    Tek fėmijėt e vegjėl larja behet para vaktit ose para gjumit. Fėmija duhet shtrire pėrmbys, koka duhet kthyer anash dhe asnjėherė mbrapa. Pastrimi duhet bere nga njėra flegėr e hundės dhe tjetra te lihet e lire ne mėnyrė qe te dale uji dhe sekrecionet.

    Tek fėmijėt me te mėdhenj dhe tek te rriturit te cilėt edhe mund t’i fshijnė hundėt, larja behet pėr te larguar sekrecionet me ne brendėsi. Koka duhet te jete e pėrkulur tek lavamani dhe duhet hedhur ujė sa tek njėra flegėr tek tjetra duke lėnė gjithmonė njėrėn bosh. Gjesti duhet shoqėruar edhe me shfryrje. Nėse pėrdorni produkte te tjera pėr zhbllokimin e hundeve, bėjini pasi te keni kryer pastrimin.

    Cilat janė disa masa te tjera?

    • Shmangni ndenjen ne ambiente me tym duhani, me pluhur apo qe mund te shkaktoje alergji.
    • Kujdes nga ndryshimet e menjėhershme nga e ftohta ne te ngrohte apo anasjelltas dhe mos i ngrohni me shume sesa duhet dhomat. Temperatura ideale eshte nga 19-20°C.
    • Mos harroni te ajrosni shtėpinė ēdo dite dhe te njomni atmosferėn sidomos nėse jeni ngrohur me energji elektrike.
    • Hidratohuni rregullisht dhe pini pije te ngrohta. /ikub/

      Ora ėshtė 13/5/2024, 12:34