Nje studim i fundit gjerman zbuloi se me shume se gjysma e pacienteve me probleme te dhimbjes se shpines qe kishin kryer seksione agupunture tek mjeket kineze, kishin pasur shume permiresime te gjendjes se tyre shendetesore.
Ky lloj mjekimi alternativ shton fluksin e gjakut dhe qarkullimin e tij ne zonat e prekura, duke vene ne pune edhe gjendra te caktuara qe leshojne lengje hormonale qetesuese. Terapite alternative e bazojne kurimin e tyre tek ideja se shkaku i dhimbjes se shpines eshte zhvendosja e vertebrave te shtylles kurrizore, ndaj edhe perqendrimi eshte i gjithi tek vertebrat.
Gjate procedures, mbi shpine aplikohet nje peshe jo shume e madhe, e cila nese fokusohet ne vendin e duhur arrin te jape shume rezultat dhe te coje ne vend vertebrat.
Ka shume mundesi qe pikerisht shtrati ku flini te jete edhe burimi i dhimbjeve tuaja. Nese arrini te gjeni dyshekun e pershtatshem, do te ishit me te vertete i fituar.
Por cili eshte ai? Nese do te kishit nje dyshek shume te bute, nuk do ishte mire, sepse trupi do te krijonte gunga. Edhe nese do te merrnit nje dyshek te forte, presioni mbi trupin tuaj do te rritej e si pasoje vjen tendosja e dhimbjet. Sipas nje studimi, personat qe flene ne nje dyshek gjysme te forte kane me shume shanse te jene te shendetshem dhe te perjetojne me pak dhimbje se ata qe flene ne dysheke ose ekstremisht te bute, ose e kunderta. Telegrafi