BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhimbjet muskulore, pasojat e kesaj semundjeje

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dhimbjet muskulore, pasojat e kesaj semundjeje

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/6/2011, 17:24

    Dhimbjet muskulore, pasojat e kesaj semundjeje Images

    Kjo dhimbje muskulo-skeletike kronike, qe para viteve ‘90 ngaterrohej me “reumatizmin psikogen”, fibrozitin” ose “myelasthenin”, ne saje te studimeve intensive, te bera nga Kolegji Amerikan i Reumatologjise, njihet me emrin Syndromi i Fibromyalgise (FMS). Prevalenca e kesaj semundjeje ndryshon nga nje shtet ne tjetrin, por merret gjithnje relative, per shkak te mungeses se nje diagnostikimi te sakte. Sot kemi vetem nje te dhene per SHBA dhe Francen, qe varion nga 2% …….ne %.

    Ajo qe mbetet pothuaj konstante eshte frekuenca 5-6 here me e shpeshte te femrat e moshes 50-60-vjecare. Pasojat e FMS ne cilesine e jetes se individit dhe funksionet jetesore jane te krahasueshme me artritin rheumatoid. Me teper se 30% e pacienteve me FMS jane te detyruar, me shume sforco, te qendrojne ne pune, madje 15% e tyre paguhen per invalide te pjesshem.

    Pjese e kultures qytetare duhet te jete marrja e informacionit paraprak per FMS, per t’u drejtuar te specialiste perkates. Ky eshte dhe qellimi i ketij shkrimi, i cili ka si objektiv promovimin e masave, mjeteve apo orientimeve per parandalimin ose te pakten zbutjen e impaktit te kesaj semundjeje me pasoja sociale.

    Historiku i semundjes: Nje dhembje muskulo-skeletike e perhapur qe te shqeteson prej disa muajsh, se paku mbi tre muaj, e favorizuar nga infeksione kronike, nje aksident i rende ose mbi bazen e nje stresi te hershem shume te fuqishem. Kontraktura muskulore te dhimbshme (te pakten ne 11 pika te trupit nga 18 qe jane gjithsej. Nje shtypje me gisht ne keto pika provokon dhimbje te forte (e matur me algometer eshte 4 kg). Me gjuhen e specialitetit keto pika quhen tender points (TePs). Ndoshta do ta konsideronim gjysmen e se keqes problemin e dhimbjes muskulo-skeletike, sic eshte ajo qe ka te beje me pozicionin e keq te qendrimit; disfunksioni myofascial kronik.

    Personi qe vuan FMS ankohet per prishje gjumi, ngrirje dhe ftohje te qafes dhe gjymtyreve, dobesi trupore, sistem nervor te acaruar, cka e ben te gatshem per t’u konfliktuar per shkaqe te pamotivuara, urinim i shpeshte, qe me analiza rezulton steril, kolit neurogen i shoqeruar me konstipacion ose diarre, renie e deshires seksuale etj.

    Depresioni nervor pershkruhet ne 4% te pacienteve me FMS, nga 20% qe ndeshet te te semuret e shtruar per shkaqe te tjera. Ankthi prek 51% te pacienteve me FMS, kurse ngacmimi i zorres se trashe ndodh ne 70% te tyre. Per sa i perket faktorit kauzal te kesaj semundjeje, kohet e fundit, hipoteza me e pranueshme eshte predispozicioni gjenetik, (trashegimia). Keta individe trashegojne crregullimin e funksioneve te neuroendokrinave, neurotransmetuesve dhe neurosensoreve. Pasoje e ketyre tre disfunksioneve jane shenjat klinike qe shpjeguam me siper. Ajo cka eshte me e rendesishme per lexuesin ka te beje me zgjidhjen ose te pakten trajtimin e ketij problemi.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 19:06