BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    8 vitaminat per shendetin e gruas

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 8 vitaminat per shendetin e gruas

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/3/2011, 13:05

    8 vitaminat per shendetin e gruas Images

    Ne cilat ushqime gjenden dhe perse sherbejne substancat me te rendishme per organizmin femeror.

    Vitaminat u bejne mire te gjithve. Por jane disa te cilat duken se kane "lindur" per te qene te pazevendesueshme per organizmin femeror. Ne vecanti organizmi femror ka nevoje per 8 vitamina.

    Te shohim cilat jane ato:

    * Vitamina A- Beta karroteni, i cili konvertohet ne vitaminen A, ndihmone per te mbajtur ne shendet te mire kockat dhe indet. Vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron shikimin. Ushqimet e pasura me kete vitamine jane qumeshti, e verdha e vezes, vegjetalet, gjethet jeshile, karrota etj.

    * Vitamina B6- E njohur si piridoksina, kjo vitamine ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe ndihmoni ne rregullimin hormonal. Eshte e nevojshme per metabolizmin dhe per funksionin e trurit. Ushqimet e pasura me B6 jane pula, mishi, dritherat, avokado, bananet etj.

    * Vitamina B9 - E njohur si folat ose acid folik, e rendesishme ne zhvillimin e sistemit nervor qendror, eshte edhe substanca ushqyese per DNA tone. Folati eshte i rendesishem per femrat sepse ndihmone ne zhvillimit e drejt te fetusit. Ushqimet e pasur me kete vitamine jane gjethet jeshile, agrumet, veza etj.

    * Vitamina B12- Eshte vitamina e memories, rregullon dhe stimulon fuksionet nervore. Eshte e rendesishme per ndarjen qelizore, sintezen e proteinave. Ushqimet e pasura me kete vitamine jane peshku, mishi, veza etj.

    * Vitamina C- "Super vitamina" eshte karburanti me i mire per sistemin imunitar. prezente ne shume aktivite qelizore, ndihmone ne prodhimin e rruazava te kuqe dhe ne transportin e hekurit nga hemoglobina. Vitamina C shton perqendrimin duke rritur nivelin e noradrenalines ne tru. Ushqimet e pasura me kete vitamine jane kivit, luleshtrydhet, portokallet, patatet, brokoli etj.

    * Vitamina D- Eshte vitamina qe shpeton kockat. Me kalimin e moshes, kockat humbasin densitetin e tyre duke provokuar ne kete menyre osteoporozen, vitamina D e parandalon kete rrezik duke ndihmuar formacionin e kockave dhe te dhembeve te shendetshem. Gjate ciklit menstrual, kjo vitamine lehteson simptomat. Studimet e fundit konfirmojne se parandalon kancerin e kolonit dhe artritin reumatizmal. Ushqimet e pasura me kete vitamine jane qumeshti, vezet, peshku. Edhe dielli ndihmone ne sinteze.

    * Vitamina E- Eshte nje antioksidante i rendesishem per femrat. Ndihmon ne rritjen dhe ne shendetin e flokeve dhe te lekures si dhe riparimin e indeve. Mbron nga plakja e trupit. Por gjithashtu siguron thonj te forte, mbron syte dhe melcine. Ushqimet qe jane te pasura me kete vitamine jane pothuaj te gjitha frutat dhe perimet.

    * Vitamina K- Vitamina K eshte e rendesishme sepse ndihmone ne koagulim, ndihmon kockat per te qene te forta. Parandalon semundje kardiake. Ushqimet te cilat jane te pasura me kete vitamine jane perimet dhe gjethet jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji i peshkut.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:24