BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vitaminat B3, B5 dhe B9 jane te rendesishme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vitaminat B3, B5 dhe B9 jane te rendesishme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/12/2011, 21:25

    Vitaminat B3, B5 dhe B9 jane te rendesishme! Images

    Pėr shumicėn e vitaminave dhe tė mineraleve sot mund tė gjeni mjaft literaturė, por disave ende u kushtohet mė pak vėmendje, pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave apo interesimit tė pamjaftueshėm.

    Niacini, acidi pantotenik dhe folik janė disa nga kėto, dhe qė tė mos mbeteni edhe ju pa dijeninė pėr rėndėsinė e tyre pėr organizmin e njeriut, lexoni mė shumė pėr secilin prej tyre.
    Niacini (Vitamina B3)

    I njohur edhe me emrin acidi i nikotinės vepron nė organizėm si koenzim (pas kalimit nė koenzime NAD dhe NADP) nė proceset e pėrfshira nė frymėmarrje qelizore, respektivisht tė marrjes sė energjisė nė qeliza gjatė tė cilave ushqimi shndėrrohet nė energji. Nevojat ditore tė niacinit janė 14 mg pėr femra dhe 16 mg pėr meshkujt.

    Ėshtė njė nga pesė vitaminat qė janė tė lidhura me sėmundjet pandemike tė mungesės sė vitaminės sė caktuar. Pėr qėllime terapeutike mė sė shumti pėrdoret te shėrimi i pelagrės. Fjala ka origjinė italiane dhe vjen nga fjala “pelle agra” qė do tė thotė lėkurė e vrazhdė. Shkaku i sėmundjes ėshtė mungesa e niacinit nė ushqim.

    Sėmundja quhet edhe “3D” sepse ėshtė e theksuar me dermatit, diarre dhe dementia. Mė sė shpeshti paraqitet tek alkoolistėt kronik, personat ushqimi i tė cilėve ėshtė i varfėr me proteina dhe nė raste tė mungesės sė mė shumė vitaminave nga grupi B-kompleks.

    Pėrveē kėsaj pėrdoret nė hemoterapi tek sėmundjet e sistemit tė qarkullimit tė gjakut dhe migrenės tek pacientet me hiperlipidemi tė konsiderueshme (nivelet e rritura tė yndyrave). Dihet qė niacini vepron nė kolesterinėn e keqe (HDL) duke e reduktuar, ndėrsa rrit kolesterinėn e mirė (LDL) dhe nė kėtė mėnyrė redukton rrezikun pėr paraqitjen e arterosklerozės sepse rrit raportin nė mes kolesterinės sė mirė dhe tė keqe.

    Hulumtimet mė tė reja tregojnė rezultate tė shkėlqyeshme nė shėrimin e akneve nėse niacini merret nė mėnyrė orale ose direkt nė lėkurėn e sėmurė. Po ashtu ėshtė dėshmuar qė nė mėnyrė tė suksesshme zmbraps skizofreninė dhe ndikon pozitivisht nė shėrimin e shumicės sė sėmundjeve psikike. Pėr tė pasur lėkurė tė shėndetshme, nerva tė forta dhe jashtėqitje tė rregullt vitamina B3 ėshtė e domosdoshme dhe do ta gjeni nė gjoks pule, mėlēi, ve, qumėsht, peshk, patate, perime tė gjelbra, tharm, drithėra integrale, fruta arrore dhe nė gjalpin e kikirikut.

    Acidi pantotenik (Vitamina B5)

    Emri i saj ėshtė marrė nga fjala greke “panthos” qė do tė thotė “ėshtė kudo”, ēka do tė thotė qė si biotinet ėshtė shumė e pėrhapur nė natyrė. Ėshtė pjesė pėrbėrėse e koenzimeve A qė kanė rol tė rėndėsishėm nė metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave dhe gjendet nė gati tė gjitha organet. Ėshtė kyē nė sintezėn e hormoneve dhe neuro-transmiterėve (materiet kimike qė kanė rolin e mjeteve tė komunikimit nė mes neuroneve). Terapia me vitaminėn B5 ėshtė e nevojshme te njerėzit qė janė tė sėmurė nga diabeti, femrat qė pėrdorin kontraceptivė oral dhe alkoolistėt. Simptomat e mungesės sė saj janė lodhja, depresioni, humbja e apetitit, ngėrēet, tretja e keqe dhe pagjumėsia. Mungesa e kėsaj vitamine gjithmonė ėshtė e pėrcjellė me mungesėn e vitaminave tjera tė B-kompleksit.

    Pėrveē biotinės, kjo ėshtė e vetmja nga vitaminat sasitė e rekomanduara ditore tė sė cilės nuk janė tė pėrcaktuara nė mėnyrėn mė tė qartė, por rekomandohet 5 mg pėr personat e rritur. Kujdes tė veēantė duhet tė kenė femrat shtatzėna sepse sasia shumė e madhe mund tė jetė e dėmshme pėr fetusin dhe nėnėn. Burim i pasur i kėsaj vitamine janė mishi, bimėt bishtajore, drithėrat e papėrpunuara, si dhe vezėt, qumėshti dhe pemėt dhe perimet.

    Nėse pėrdoret nė formė tė kremit i cili aplikohet drejt nė vendin e dėmtua tė lėkurės, ėshtė dėshmuar mjaft efikas te dermatozat e ndryshme sepse forcon qarkullimin e qelizave qė janė tė pėrfshira nė procesin e shėrimit tė plagėve. Vitamina B5 ėshtė e dyta pėr efektivitet (pas vitaminės A) nė shėrimin e akneve. Dihet qė vitamina B5 redukton disbalancimin hormonal i cili ėshtė shkaktar kryesor i akneve te shumica e njerėzve. Pėrveē kėsaj, ėshtė mė e forta nga vitaminat e B-kompleksit nė frenimin e stresit, me ēka nė mėnyrė indirekte zvogėlon aknet. Hulumtimet mė tė reja tregojnė qė zvogėlon dhimbjen dhe ėnjtjen te njerėzit qė janė tė sėmurė nga artriti reumatoid sepse dihet qė tė sėmurėt kanė nivel tė ulėt tė kėsaj vitamine.

    Acidi folik (Vitamina B9)

    I njohur edhe me emrat folat dhe folacin ka rol tė rėndėsishėm nė sintezėn e eritrociteve, ndarjen qelizore dhe ėshtė i nevojshėm pėr krijimin e materialit gjenetik, ADN. Nė disa vitet e fundit acidit folik i jepet rėndėsi e madhe sepse ėshtė dėshmuar qė redukton rrezikun nga shfaqja e boshtit kurrizor tė dėmtuar tek tė porsalindurit (spina bifida). Prandaj tė gjitha shtatzėnave u rekomandohet qė tė marrin shtesat, pėrbėrėsi kryesor i tė cilave ėshtė pikėrisht kjo vitaminė. Pasi qė pėrfshihet nė ndarjen qelizore, mungesa e kėtij nutrienti ndihmon nė krijimin e anemisė dhe ndryshimet funksionale tė sistemit tretės sepse qelizat e gjakut dhe qelizat e sistemit tretės ndahen mė sė shpejti. Mungesa mund tė ēojė deri te anemitė megaloblastike. Sasitė e rekomanduara ditore janė 400 µg pėr meshkuj dhe femra.

    Sė fundi ėshtė dėshmuar qė acidi folik zvogėlon rrezikun nga kanceri i zorrės sė trashė. Kėshtu nėse vuani nga koliti ulceroz ose konsideroni qė jeni nė rrezik pėr t’u sėmurė nga kanceri i zorrės sė trashė, kėshillojuni me mjekun tuaj nė lidhje me marrjen e shtesave qė pėrmbajnė kėtė vitaminė.

    Por tė jeni tė kujdesshėm, dozat e mėdha tė acidit folik mund tė merren vetėm nėn kontroll tė mjekut sepse shkaktojnė anoreksi, tė pėrziera dhe nervozizėm. Acidi folik (me vitaminat B6 dhe B12) po ashtu mund tė nxisė reduktimin e rrezikut nga sėmundjet e zemrės me uljen e materieve tė padėshirueshme nė gjak tė quajtura homocisteine. Hulumtimet e reja tregojnė qė konsumimi i ulėt i acidit folik rrit rrezikun pėr zhvillim tė kancerit tė gjirit, veēanėrisht tek femrat qė pinė alkool, (konsumimi i rregullt i mė shumė se 2 gotave nė ditė). Por disa hulumtime tjera kanė treguar qė tek disa femra me “bazė” gjenetike edhe sasia e lartė e acidit folik e bėn po tė njėjtėn gjė.

    Acidi folik fillimisht gjendet nė perimet me gjethe tė gjelbra (gjethi i gjelbėr lat. folium), sipas sė cilit e ka marrė edhe emrin. Do ta gjeni nė spinaq, lakėr Brukseli, shparg, tė gjitha llojet e fasules, bizele, portokaj, avokado dhe nga mishi nė mėlēi dhe veshkė. Me gatimin mė tė gjatė tė ushqimit dhe temperaturėn e rritur shpėrbėhet, prandaj kjo gjė duhet tė kihet parasysh kur pėrgatiten kėto ushqime.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 19:53