BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nderrimi i garderobes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nderrimi i garderobes

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/4/2011, 22:30

    Nderrimi i garderobes Images

    Momenti me shqetesues i cdo sezoni, ju duhet te boshatisni garderoben e dimrit e dhe rregulloni ato te pranveres dhe veres. Keshilla per te ndjekur kete, pa stres.

    Jo te gjithe kemi nje dhome garderobe ne dispozicion, ku te depozitojme me dashuri dhe rregullsi veshjet dhe aksesoret tane. Thjeshtesisht, kemi nje dollap, shpesh i tej mbushur nga rrobat i cili duket sikur do te shperthej. Ja perse dy here ne vit na takon te bejme nje pune kaq stresuese, per te rregulluar dollapin personal. Ka ardhur koha tashme ti leme vend veshjeve te lehta, dhe ta besh kete gje pa u lodhur nuk eshte e thjeshte, por me disa ore ne dispozicion dhe me muzik ne sfond mund te behet te themi edhe zbavitese! Fillimisht, mos u mundoni te hiqni vetem nje pjese te rrobave, por dollapin duhet ta boshatisni te gjithin, per ta bere punen me te thjeshte. Ndani veshjet qe tashme nuk ju duhen me, nga ato qe duhet te perdorni gjate kesaj kohe. Filloni te provoni te gjitha, ose te pakten veshjet qe jeni te sigurta qe nuk ju bejne me dhe te cilat nuk i vishni shpesh. Shihuni ne pasqyre dhe pergjigjuni dy pyetjeve: Ju rri mire kjo veshje dhe mbi te gjitha ndiheni komode me te?

    Nese pergjigja eshte JO, hiqeni. Nese pergjigja eshte PO, atehere futeni perseri ne dollap. Ndani fundet nga pantallonat, kemishat, bluzat e kshu me rradhe. Pasi te keni mbaruar me kete aksion fusni ne dollap te gjitha veshjet qe keni vendosur te mbani. Nese keni veshje te cilat nuk riparohen me eshte e kot t'ju zene vend ne dollap. Ne kete pike mund te fusni ne dollap veshjet e lehta te veres. Por mbeten perseri veshjet e dimrit, para se ti fusni ose paketo lereni te ajrosen me pare per disa ore, dhe per te kursyer vend, meqe veshjet dimrore jane voluminoze, futini ne qese plastike, ku me pas duhet ti nxirrni ajrin. Mund te vendosni midis tyre ndonje aromatizues, i cili do ti parfumose gjate gjithe kohes veshjet tuaja dimrore. Ikub

      Ora ėshtė 16/11/2024, 10:44