BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja si te dukem me e gjate permes garderobes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja si te dukem me e gjate permes garderobes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/10/2012, 10:19

     Ja si te dukem me e gjate permes garderobes! Images

    A keni pasur raste kur keni shikuar veten nė pasqyrė dhe keni pas deshirė qė tė dukeni pak mė e gjatė se sa qė jeni?

    Apo ndoshta keni deshirė tė dukeni e gjatė pėrmes garderobės suaj, dhe mos tu bini nė sy eshkujve si njė femėr e shkurtė?

    Ju tani me 10 kėshillat tona mund tė dukeni tė gjata, seksi dhe tė shfaqni konfidencėn tuaj tė fshehur brenda jush, tė shkelqeni me gjatėsi, pa ndonjė problem dhe atė vetėm pėrmes garderobės.

    1-Shmangjuni pantollonave Capri, ose pantollonave tė shkurtė. Me siguri gjithmonė keni pėlqyer pantollonat Capri ose te shkurtė, por ėshtė koha qė tu thuani jo kėtyre pantollonave sepse ju do tė dukeni shumė e shkurtėr vizuelisht, edhe mė e shkurtėr se qė jeni nė realitet. Nėse jeni adhuruese e pantollonave tė shkurter dhe nuk mund t’ju shmangeni atyre asesi, atėherė mund tė visheni nė pantollona Bermude, tė cilėt zakonisht janė mė tė ngushtė, pėrfundojnė pėrmbi gjunjė ose menjėherė nėn gjunjė, gjė qė bėn tė dukeni mė tė gjatė. Mbajeni nė mend qė kjo rregull ėshtė po ashtu edhe pėr fund, sa mė i gjatė tė jetė fundi, ju do tė dukeni mė tė shkurtėra, sa mė afėr gjunjėve ju do tė dukeni mė tė gjata duke lėnė hapsirė pėr kėmbėt.

    2-Vishuni mė ngushtė
    Ndoshta idea qė tė visheni mė ngushtė do tė tingellojė si njė ide jo praktike, por gjithmonė do t’ju ndihmojė qė tė dukeni mė tė gjata. Duke i theksuar vijat e trupit tuaj me veshje mė tė ngushta ju do tė bėni qė trupi juaj tė duket mė i gjatė. Veshje BAGGY ose (tė gjėra) do tė bėjnė qė vijat e trupit tuaj tė humbasin dhe do tė dukeni tė plota, gjė qė do tu bėjė tė dukeni edhe mė tė shkurta sesa qė jeni nė tė vėrtetė.
    I vetmi rast kur ju mundeni tė veshni BAGGY (veshje tė gjėrė) ėshtė kėmisha dhe xhinset, kur kėmisha ėshtė BAGGY dhe e futur brenda xhinseve tė ngushta do ti bėjė kėmbėt tuaja tė duken tė gjata, gjė qė ju do tė dukeni mė e gjatė.

    3- Mos mbathni kepucė tė rrafshta
    Te gjithė e dimė qė kohėn e fundit, kėpucėt e rrafshta dhe baletankat janė konsideruar si kėpucė nė trend, por nėse ju do tė vishni baletanka ose kėpucė tėrrafshta atėherė ju do tė dukeni shumė e shkurtė. Ky rast veqohet vetėm te femrat e shkurta sepse femren e gjatė kepuca e rrafshėt e benė tė duket edhe mė e gjatė. Kėpucėt ideale per ju do tė jenė gjysėm taket, ose take standarde por jo shumė tė gjata sepse kėshtu do tė bini nė sy si njė femėr qė e ka tepruar duke u munduar tė stėrzgjatet, gjė qė do tu bėnė tė dukeni qesharake.

    4 -Xhinset e ngushta
    Shpesh herė ėshtė thėnė qė farmerkat e ngushta ju bėjnė tė dukeni edhe me tė shkurta sesa qė jeni. Kjo ėshtė e vėrtetė vetėm nė raste shumė tė rralla. Kurse nė tė shumtėn e rasteve farmerkat e ngushta do tė ju bėjnė tė dukeni mė tė gjata. Ja se si: xhinset me ngjyrė tė mbyllur dhe tė ngushta bėjnė kėmbėt tuaja tė duken mė tė gjata sepse xhinset kanė njė strukturė tė qepjes qė mundėsojnė kėmbėt tė duken mė tė gjata dhe mė tė holla, sidomos xhinset me ngjyra tė errėta. Pa marrė parasysh se a ju pėlqen kjo ide apo jo, ja vlenė qė tė provoni 2-3 pale xhinse me ngjyra tė errėta dhe tė shikoheni nė pasqyrė. Do tė quditeni me rezultatet.

    5 -Kėmisha tė gjata
    Kemisha e gjatė do tju ndihmojė qė pjesa e epėrme e trupit tuaj tė duket mė e gjatė duke bėrė tė mundur qė trupi juaj te duket 4 cm me i gjatė se qė ėshtė nė realitet. Mbajeni nė mend qė kėmishat e ngushta janė tė preferuara dhe gjithmonė janė ndihmėse pėr dukjen tuaj mė tė gjatė. Tani nė trend janė edhe maicat e ngushta tė gjata normale tė printuara po ashtu edhe kimon te cilat mund te gjinden kudo dhe ndihmojnė pėr gjatėsi.

    6 -ngjyrat e errėta
    Preferoni ngjyra te errėta nė veshje. Ngjyrat e errėta zvoglojnė kilogram nė trupin tuaj, gjė qė ju bėnė tė dukeni mė e gjatė. E zeza, e kaltėrta e mbyllur (Navy), ngjyrė kafe qokolade, e kuqe e mbyllur (Maroon), poashtu edhe e gjelbėr e mbyllur, janė ngjyra qė ndihmojnė nė dukje mė tė gjatė.

    7 -Shtresa tė teshave
    Nėse bėet ashtu siq duhet, atėherė shtresimi i veshjeve ka njė efikasitet dramatik nė dukjen tuaj gjė qė ndihmon shumė nė dukje mė tė gjatė. Kėmisha e ngushtė me gjemper me grykė nė formė tė shkronjės V, bėnė qė ju tė dukeni mė tė gjata, por gjemperi duhet tė jetė me ngjyrė tė mbyllur pasi qė do tė bie nė sy mė sė shumti. Keni kujdes me veshje e cila bjen nė sy duhet tė ketė ngjyra tė errėta.

    8 -Stili i flokėve
    Ndoshta keni menduar se flokėt nuk kanė rėndėsi por flokėt janė njė ndėr dhjetė gjėrat kryesore qė luan rol shumė tė rėndėsishėm nė dukjen tuaj. Flokėt e gjata tė bėjnė tė dukesh mė e shkurter sepse bien nė sy dhe mbulojnė disa pjesė tė trupit tė cilat janė esenciale qė ju tė dukeni mė e gjatė. Flokėt e shkurta lirojnė qafėn dhe krahėrorin gjė e cila ndihmon nė dukje mė tė gjatė tė trupit. Flokėt e lidhura mbrapa ose mesatarisht tė shkurta bėjnė qė ju tė dukeni mė e gjatė.

    9- Vijat
    Vijat vertikale preferohen nė kėmisha ose maica. Por nėdisa raste vijat horizontale kanė berė mrekullina pėr disa prej femrave mė tė shkurta. Varėsisht nga pesha dhe trashėsia e vijave, provoni disa lloje tė vijave dhe vendosni cila i pershtatet mė sė shumti trupit tuaj, pastaj bazohuni nė atė stil tė vijave pėr herat tjera. Vijat tė cilat janė po thuajse tė tejdushme krijojnė mrekulli dhe preferohen mė sė shumti sepse kryejnė efektin pa rėnė fare nė sy.

    10- Ngjyrat e ndezura
    Secila femėr ka njė pjesė tė trupit tė saj me tė cilėn mburret. P.sh. nėse keni kėmbė tė gjata dhe tė holla por trup tė shkurtė, nė kete rast veshni pantollona me ngjyrė tė ndezur dhe kėmishė me ngjyrė tė errėt nė mėnyrė qė kėmbėt tuaja tė bien nė sy, qė do tė bėjnė trupin tuaj tė duket shumė mė i gjatė. Nėse keni barkun dhe belin e hollė dhe ju pelqen ajo pjesė e trupit tuaj, nė kėtė rast pėrqėndruhuni te ajo pjesė dhe theksojeni ate pjesė me ngjyrė tė ndezur nė mėnyrė qė tė bie nė sy.

    Kėto janė vetėm 10 kėshilla se si tė dukeni mė tė gjata, ka shumė kėshilla edhe pėr fustana tė gjatė. Por tė kujtojmė se tė jesh e shkurtė nuk ėshtė keq, ėshtė me rėndėsi tė keni shėndet tė mirė dhe tė ndiheni e gjate pėrmes konfidencės personale./Portalb/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 06:58