Make-up-i per kete sezon do te thote mbi te gjitha ngjyra, ne sy, ne buze dhe kudo!
Koha per ngjyra ne make-up qe per kete pranvere i kushtohet te gjitha nuancave, keshtuqe rruge te lire ngjyrave viollce, blu por edhe gri intense(ngjyrat te cilat i gjejme ne manikyr me se shumti). Pranvera per Christian Dior, Gris Montange vesh buzet me nje tonalitet romantik, ngjyren roze ndersa per syte gri, kontrasti i dy ngjyrave e ben fytyren vacanerisht rrezellitese. Interesant eshte dhe propozimi i Lancome me Ultra Lavande, nje koleksion qe inspirohet nga vitet 70' dhe ngjyra e saj must eshte viollca, nje tonalitet jo i lehte per te praktikuar, i pershtatet me mire femrave me sy jeshil dhe per nje mbremje elegante.
Nuk mund te mos permendim Chanel, qe cdo sezon krijon koleksione qe mund te quajme vepra arti, Les Perles eshte emri i koleksionit te pranveres 2011. Mbi pasarela jane vezhguar edhe kombinime te reja duke futur pa frike dhe ngjyren e kuqe. Persa i perket ngjyrave te manikyrit, kryeson ngjyra e verdhe, tonalitet shume veror e propozuar nga Chanel me manikyrin e tij Mimosa. Keshtuqe nese do te benim nje rezume te tendencave ne make-up per pranveren mund te themi se ju femra, gjate dites mund te perdorni ngjyrat e luleve, mbi te gjitha ngjyra roze, ndersa per ne mbremje, transformohet dhe del ne pah viollca e sofistikuar. Ikub