BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rrudhat, perlat e pjekurise

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rrudhat, perlat e pjekurise

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/4/2011, 12:37

    Rrudhat, perlat e pjekurise Images

    Si femrat, ashtu edhe meshkujt janė tė fiksuar pas shenjave tė cilat tregojnė kohėn qė kalon.

    Pėr t’i luftuar, pranojnė t’i nėnshtrohen ēdo lloj ndėrhyrjeje. Nė fakt nuk e kuptojnė se shenjat e kohės ua zbukurojnė edhe mė shumė pamjen.

    Janė gjithmonė aty, duke tė tė tunduar, duke tė tė kujtuar qė vitet kalojnė dhe se koha nuk kthehet mė pas. Nuk janė ditėlindjet, por rrudhat parametrat e vėrtetė tė kohės qė kalon. Tashmė rrudhat janė bėrė fiksimi i femrave dhe i meshkujve. Mjafton tė shkruani fjalėn rrudhė nė internet dhe do tė informoheni menjėherė rreth saj, pėr shembull si ta luftoni, shkaqet, zgjidhjet, produktet, recetat, teoritė, trajtimet shkencore etj. Ka nga ata qė nuk i durojnė dot rrudhat kur i shohin nė fytyrė dhe inatosen me veten, tė tjerė qė pėrpiqen t’i mbulojnė pėr t’u dukur gjithmonė tė rinj. Kėto shenja tė lėkurės janė aty pėr tė na treguar se nuk jemi gjithmonė tė njėjtėt, se jeta vazhdon, por me mė shumė pėrvojė, bukuri dhe siguri qė vetėm ajo mund tė ta dhurojė.

    Femrat nuk lėnė gjė pa provuar qė tė zhdukin nga fytyra ēdo shenjė tė plakjes. Megjithatė duhet tė mėsojnė diēka: nuk ka rėndėsi se sa ambalazhim tė bukur ka njė krem kur nė tė nuk ndodhen pėrbėrės tė rėndėsishėm tė tillė si antioksidantėt dhe retinoli. Ky i fundit ėshtė mirė tė pėrdoret gjatė natės, pasi stimulon prodhimin e kolagenit, ndėrsa antioksidantėt ndihmojnė mbrojtjen ndaj radikalėve tė lirė. Por jo tė gjithė kremrat bėjnė pėr tė gjitha llojet e lėkurave dhe kjo ėshtė thelbėsore tė kuptohet. Ndaj ėshtė e domosdoshme qė para se tė blihet njė krem, pėrmbajtja e tij tė testohet mė parė. Pėr sa u pėrket kremrave ka mendime tė ndryshme. Ka nga ata qė i vlerėsojnė e tė tjerė qė janė tė bindur qė ndryshimi i vetėm mes njė kremi dhe njė tjetri ėshtė ambalazhi. E megjithatė, tė gjitha gratė nuk mund t’i bėjnė ballė tundimit pėr blerjen e kremrave tė shtrenjtė, sepse ndoshta, nė fund tė fundit, nėse blerja e kremrave tė tillė tė bėn tė ndihesh mirė, kjo ėshtė njė e mirė mė vete. Por nėse do tė donit qė ta ndihmonit me tė vėrtetė dhe pa para fytyrėn tuaj, njė nga kėshillat mė tė mira ėshtė masazhi i fytyrės, qė mund ta bėjmė vetė ēdo ditė, duke i dhėnė fytyrės njė pamje tjetėr, por edhe qė aktivizojnė qelizat e lėkurės dhe muskujt. Nė vende tė ndryshme tė botės ka klinika tė posaēme, tė cilat kėshillojnė dhe merren vetėm me masazhin e fytyrės. Njė element tjetėr pėr jetėn e njeriut ėshtė seksi. Gjatė njė marrėdhėnieje seksuale, trupi prodhon hormonin e asteroidit, qė ėshtė i lidhur me jetėgjatėsinė. Gjithashtu seksi ėshtė relaksues dhe ndihmon nė sistemin e qarkullimit tė gjakut, redukton kolesterolin dhe furnizon me oksigjen qelizat, pa pėrmendur faktin qė djeg shumė kalori.

    A e keni vėnė re se sa shumė meshkuj e femra i nėnshtrohen ndėrhyrjeve tė ndryshme kirurgjikale pėr tė fshirė gjurmėt e kohės? Sa shumė lifting dhe botoks bėjnė? Nė rastet mė tė mira, kjo kategori femrash e meshkujsh janė patetikė, nė rastet mė tė kėqija, monstra. Shembulli mė i mirė ėshtė stilistja e famshme Donatella Versace.

    Le ta themi hapur qė askujt nuk i pėlqen tė plaket. Secili prej nesh do tė ishte i gatshėm tė bėnte gjithēka pėr tė ndalur me ēdo kusht kohėn. Por ndonjė rrudhė tek-tuk nė fytyrė do t’i bėnte sytė mė tė bukur dhe shikimin mė tė thellė. Kėshtu qė nuk keni pse t’i trembeni plakjes. Ato shenja nė fytyrė janė treguesi mė i mirė pėr njė grua, e cila e ka jetuar dhe shijuar jetėn. Me disa rrudha mė shumė, duket mė e bukur.

    George Clooney, nė moshėn 20-vjeēare, kishte rininė dhe freskinė, por jo bukurinė qė ka sot qė ėshtė nė prag tė pesėdhjetave. Por nėse bota e yjeve ka pasur si formulė binomin bukuri-rini, tani edhe nė Hollivud, shtėpia e celuloidit, gjėrat kanė ndryshuar. Disa yje si Kate Winslet nuk kanė frikė nga plakja dhe i kanė shpallur luftė operacioneve plastike. “Mua mė pėlqen t’i shoh rrudhat nė fytyrė, sepse mendoj qė ėshtė bukur tė shohėsh pamjen tėnde se si ndryshon me kalimin e viteve. Nė kėtė mėnyrė e kupton se nuk je mė e njėjta, qė je mė e moshuar, ‘makina nuk ėshtė mė aq e mbajtur sa nė fillim’”, ka deklaruar ish-protagonistja e “Titanikut”.

    Mos vallė ky ėshtė njė mazokizėm femėror? Nuk i dihet, megjithatė jo vetėm bukuroshja Kate ėshtė deklaruar nė favor tė rrudhave. Njė tjetėr aktore “pro rrudhave” ėshtė edhe Sarah Jessica Parker. Kėtė gjė, Parker e ka deklaruar edhe publikisht, duke thėnė se ato shenja tė vogla tregojnė jetėn dhe se ndėrhyrjet e tjera, si pėr shembull injeksionet, operacionet e ndryshme ėshtė mė mirė tė shmangen, sepse i heqin shprehitė fytyrės.

    Bukuria e Monica Bellucci-t nuk ėshtė venitur aspak me kalimin e viteve dhe lindjen e dy fėmijėve. Sot, nė Francė, aktorja gėzon titullin e ikonės sė bukurisė mesdhetare. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Sophie Marceau, protagonisten e filmit “Koha e mollėve”. Edhe pse kanė kaluar shumė vite, epoka e rrudhave ende nuk ka filluar tė shfaqet tek ajo.

    Mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ia vlen tė kujtojmė fjalėt qė Anna Magnani i tha grimierit tė saj, i cili po pėrpiqej t’i fshihte gjurmėt e kohės: “Mos u mundo kot tė mė fshehėsh rrudhat, sepse jam munduar njė jetė tė tėrė qė t’i ndaloja tė vinin”.

      Ora ėshtė 21/9/2024, 09:50