Stina e pranveres eshte momenti me i mire per te sjelle trupin ne forme.
Edhe nga pikpamja statistikore eshte provuar se periudha vecanerisht pas pashkeve, qe koincidon edhe me fillimin estines se pranveres, eshte periudha gjate se ciles vemendja e njerezve per kah forma, linja dhe mirqenia fizike rritet ne menyre eksponenciale.
Madje jo vetem natyra dhe ndikimi i saj ne te gjithe organizmin por edhe e ashtuquajtura prova e kostumit, qe me fjale te tjera eshte ballafaqimi me ate se sa ka ndryshuar fiziku juaj gjate periudhes se dimrit, ndikojne ne kete perqasje.
Per fat te mire, pikerisht ne kete moment paksa delikat, eshte po vete natyra e cila behet bashkepunetorja jone me e mire duke e pasuruar larmine e produkteve ushqimore me ato me cilesoret, pikerisht frutat, keto burime shume te cmueshme te lengjeve, vitaminave, dhe kriperave minerale, aq te domosdoshme per organizmin tone.
Te gjitha frutat e stines jane absolutisht te mira dhe te pazevendesueshme, por do te ishte me mire qe te perdoreshin ato te cilat per tu pjekur kane marre driten e diellit ne menyre te drejtperdrejte, domethene jo te serave. Mund te konsumohet cdo frut ne menyre indidviduale, por nje recete, te cilen do ta tregojme me poshte, do te ishte ndoshta me e mira duke mundesuar nje produkt ne gjendje te kenaqe njekohesisht kerkesen per vitamina, kripera minerale, freskine, ujin, dhe pak kalori:
Perberesit per nje gote
1. Rreth 20 kokrra boronica
2. 3 lulueshtrydhe
3. 6 cope manaferra
4. 4 kokrra rrush pa fara
5. 20 cl leng portokalli
Pasi i kemi lare frutat, i vendosim ne nje shtrydhese, dhe nese desherojme mund te shtojme edhe disa kubike akulli. Ikub