Rimeli eshte nje produkt kozmetik shume i rendesishem per make-up-in tone ne te gjitha sezonet.
Rimeli eshte nje produkt kozmetik shume i rendesishem per make-up-in tone ne te gjitha sezonet. Mund te heqes dore nga buzekuqi, per nje efekt neutro ne truk, mund te mos aplikosh fardin, mund te mbajme thonjte tone natyral, por nuk mund te trukohemi dhe te leme ne nje ane rimelin. Ai eshte nje aleat i rendesishem per te nxjerre ne pah bukurine dhe feminilitetin tona, pasi asnjeri nuk i reziston dot shikimit joshes me rimel. Qerpiket e gjate, te zinj, voluminoz dhe te kthyer lart jane nje pike e nxehte ne fytyre, jane ne gjendje te ndryshojne syte. Nese shkoni ne dyqan dhe ju bejne 1 mije propozime, dhe nuk dini ke rimel te zgjidhni, pasi te gjithe ju duken njesoj, pervec faktit te cmimit te dyfishuar ne krahasim me te tjeret.
Ne fakt, pothuaj te gjithe produktet qe gjenden ne treg, jane te pasura me formula eskluzive te cilat zgjasin dhe kthejne qerpiket dhe shume te tjere permbajne edhe vajra dhe substanca ushqyese. Ne vija te pergjithshme te gjithe llojet jane te mire, por nese keni qerpike te shkurter eshte mire te preferoni ato me baze silikoni pasi ka nje efekt zgjates, ndersa nese keni qerpike te rralle dhe dobet mund te perdorni rimel me veti ushqyese. Gjeja me e rendesishme per te pasur nje make-up sensual dhe perfekt, eshte te beheni "mjeshtre" te perdorimit te tij, nepermjet furces. Nese qerpiket tuaj tentojne te qendrojne drejt ose te kthyer per poshte, mund te aplikoni nje kthyes qerpikesh per ta perdorur para se te aplikoni rimelin.
Kur te aplikoni rimelin me pare ngrini harkun e vetullave me gishta, me pas kaloni furcen e rimelit duke filluar nga gjysma e qerpikeve dhe me pas tek qerpiket e jashtem dhe ne fund per qerpiket e brendshem duke e aplikuar furcen e rimelit nga baza per ne majat e qerpikeve duke pasur kujdes ti mbani te ndara. Para se te filloni me qerpiket e poshtem, prisni qe rimeli qe vendoset te jete thare. Ikub