Jeni ne kerkim te make-up-t te duhur per e zyre? Te zgjidhni tonalitetet e duhura per syte dhe per buzet eshte nje hap i rendesishem kur na duhet te shkojme ne pune! Natyrisht nuk mund te prezantohemi ne zyre te trukuara si do te shkonim ne nje party, keshtuqe beni kujdes me tonet e syve apo buzekuqet me ngjyra shume agresive. Per me teper, truku per ne zyre duhet te jete shume diskret, por duke mos lene pas dore pikat me te forta ne pamjen tuaj. me pak fjale vijezimin e pikave tuaja me te forta, si syte, kujdes mos ekzagjeroni.
Fillimisht mos harroni se gjeja me e mire per ato qe punojne 8 ore ne zyre eshte padyshim ai make-up qe zgjat shume, i cili qendron i shkelqyeshem edhe pas 8 ore pune. Fshihni parregullsit e vogla me nje fondotinte te mire, dhe preferoni produkte qe kane perberje te shkelqyeshme, pasi ju tregojne nje pamje rrezellitese edhe ne vende te mbyllura. Ngjyrat qe duhet te perdorni jane padyshim ato natyral, ngjyra bezhe ne roze, pjeshke ose te kafte te celur apo dhe gri te zbehte. Nuk jane te keshillueshme tonalitet shume agresive dhe me xixa. Persa i perket buzeve, ju keshillohet te zgjidhni nje buzekuq i cili zgjat per shume ore, sigurisht jo shume i ndezur.