Ushqimi i mire, shetitjet e perditshme dhe nderprerja e pirjes se duhanit, jane parakusht per jete te shendoshe dhe jete te gjate, paralajmerojne shkencetaret britanike te cilet per here te pare kane pershkruar ushqimet te cilat ndihmojne ne ruajtjen e shendetit te pjeseve te caktuara te trupit.
Ne pese dekadat e fundit jetegjatesia mesatare eshte ngritur nga 70 ne 80 vjet, ndersa pritet qe deri ne vitin 2060 te rritet edhe per dhjete vjet te tjera. Per kete arsye ekspertet britanik per ushqim kane ofruar rekomandimet e tyre per ushqimin e duhur, i cili siguron jete kualitative.
Edhe pse ekspertet pohojne se kurre nuk eshte vone per te filluar me shprehite e shendetshme ushqyese, rekomandimet e tyre jane qe sa me heret te fillohet konsumimi i ushqimit te duhur, ndersa me se miri do te ishte qe kjo te ndodhe qe ne femijeri. Keshtu, ata kane dhene listen e disa ushqimeve te cilat ndihmojne ne mbajtjen e shendetit te organeve dhe pjeseve te caktuara te trupit.
Syte
Luteina dhe zeaxanthina te cilat jane te pranishme ne kivi, rrush dhe spinaq ndihmojne ne ruajtjen e shendetit te syve, ne menyre qe te mbrohet shikimi.
Truri
Nje numer i madh i personave te moshuar vuajne nga demence ose probleme te ngjashme njohese. Acidi folik, i cili gjendet ne lulelaker, portokall, pastaj drithera; vitamina B12 e cila eshte e pranishme ne mishin e shpezeve, vezet dhe produktet e qumeshtit; dhe acidet omega-3-yndyrore nga peshqit jane ushqim i shkelqyer per trurin.
Eshtrat
Osteoporoza paraqitet te cdo e treta femer, si edhe te cdo i dymbedhjeti mashkull, mbi moshe 55-vjecare. Per kete arsye eshte me rendesi te madhe qe te konsumohen ushqimet e pasura me kalcium (qumesht, jogurt dhe djathe), si edhe vitamina K (e pranishme ne lulelaker) po ashtu e rendesishme per mbajtjen e shendetit te kockave. Rendesi te vecante ka edhe vitamina D, e cila gjendet ne veze dhe peshk, nderkohe qe pervec mbrojtjes se eshtrave na mbron edhe nga verimi demtues i rrezeve te diellit.
Zemra
Semundjet e zemres dhe eneve te gjakut jane njeri nga shkaktaret me te sheshte te vdekjes ne ditet e sotme. Acidet omega-3yndyrore te cilat jane te pranishme ne peshk; pastaj yndyrat e shendetshme, sic eshte vaji i ullirit; fibrat nga bizelja, fasulja dhe tershera; burimet e kaliumit nga perimet, pjeshka dhe bananet- jane ushqime te cilat veprojne ne menyre te dobishme ne zemer. Megjithate ekspertet rekomandojne qe pervec ketyre ushqimeve eshte mire qe te merreni me ndonje lloj aktiviteti trupor, qofte ecje apo ushtrime.
Gjaku
Ushqimi i pasur me hekur, i cili ne sasi me te madhe gjendet ne melci, mish, fasule, produktet arrore, pemet e thara, dritherat dhe lulelaker, ndihmon tek anemite, ndersa po ashtu ne menyre te pergjithshme permireson pasqyren e gjakut.
Per dhembe te shendoshe eshte i nevojshem flori, i cili gjendet ne uje, caj dhe peshk. Likopeni, i cili i nevojitet prostates, gjendet ne gujava, shalqi, rrush etj.
Per mbajtjen e rregullt te te gjitha funksioneve trupore eshte me rendesi qe te konsumohen sasite e nevojshme te ushqimeve te cilat jane te pasura me vitaminat A dhe C (spec, laker, pjeper, vajrat bimore, produktet arrore, peme dhe perime tjera).