Si cdo vit ne kete periudhe, i nxehti ben punen e vet. Fillojne keshtu komplikimet e para fizike te vapes dhe sidomos njerezit qe godet me shume jane femijet dhe te moshuarit. Si ta parandalojme? Si te kalojme nxehtesine verore? Fjala kyc eshte e njejte, hidratoni trupin duke pire lengje, te pakten deri ne 2 litra uje ne dite. Pervec ujit duhet te konsumoni fruta te fresketa dhe perime. Per te evituar jane pijet pijet alkoolike dhe ato te gazuara, ndersa duhet reduktuar edhe kafeja. Vaktet e dites duhet te jene te lehta, te fraksionuara ne doza te vogla gjate te gjithe dites. Aleati me i mire i te nxehtit eshte shalqini, nje nder frutat me te pasur me uje.
Me ardhjen e veres, duhet ti kushtoni vemendje te madhe ruajtjes se ushqimeve, keshtuqe eshte e nevojshme te shihni jo vetem daten e skadences e dukshme ne etikete por edhe pamja, duhet te jete e fresket. Ne oret me te nxehta te dites (nga 11:00 deri 18:00) eshte me mire te qendroni ne shtepi. Sigurisht, jo per te gjithe eshte e mundur te kalojne diten ne shtepi, dhe per kete arsye per njerezit qe duhet te perballojne vapen ne rruge sigurimet duhet te dyfishohen. Mos harroni te merrni me vete shishe me uje, facoleta te lagura, karamele freskuese ne rast te renies se tensionit. Perdorni veshje me ngjyra te celeta dhe te pambukta, perdorni kapele dhe syze dielli kur jeni nen driten direkte te diellit. Ato qe perdorin medikamente te ndryshme kujdesuni per ruajtjen e tyre. Me pak fjale te kalosh vapen nuk eshte dicka e pamundur, gjithmone pa ekzagjeruar dhe duke ndjekur keshillat e duhura per tu ruajtur nga pika e diellit. Ikub