Edhe deri tani eshte ditur se vezet jane burim i shkelqyeshem i proteinave, lipoideve, vitaminave dhe mineraleve, por shkencetaret e Universitetit ne Albertvil kane zbuluar edhe vetite antioksiduese te tyre, qe do te thote se ndihmojne ne parandalimin e semundjeve te zemres, eneve te gjakut dhe te kancerit.
Hulumtuesit kane studiuar te verdhet e vezeve te pulave qe ushqehen me grure apo miser dhe kane konstatuar se ato permbajne dy aminoacide, triptofan dhe tirozin, te cilat kane veti te larta antioksiduese (pastrimin helmeve nga organizmi), qe do te thote se mbrojne nga semundjet e ndryshme. Keshtu, dy te verdha te vezeve te pa ferguara e te paziera kane veti antioksiduese pothuaj dyfish me te madhe sesa molla dhe pothuaj njesoj sa 25 grame boronica te kuqe.
Sasia e aminoacideve zvogelohet me zierjen apo fergimin e vezeve, por edhe ne kete rast ato mund te zevendesojne sasine e antioksiduesve qe e permban nje molle. Shkencetaret nga Albertvili paralajmerojne se me hulumtime te reja do te konstatojne se a permbajne vezet edhe proteina te tjera qe kane veti antioksiduese, pasi eshte e njohur se ne te verdhat e vezeve ka edhe karotinoide dhe peptide.
Ne ca hulumtime te mehershme, shkencetari Xhianping Vu ka konstatuar se protinat nga vezet shnderrohen ne enzime stomaku qe ne zorren e holle prodhojne peptide, te cilat veprojne ne menyre te njejte si inhibitoret ACE, perkatesisht si ilacet per ulejn e tensionit te gjakut. E gjitha kjo eshte ne kundershtim me mendimin e rrenjosur me pare se vezet jane fajtore per rritjen e tensionit te gjakut per arsye se permbajne sasi te larte te kolesterolit. Hulumtimet e metejshme te vetive antioksiduese te vezeve do te mund te ndryshonin keto qendrime. Infoalbania