Efektet e mira te nje shetitjeje ne uje jane me te vertet te shumte. Avantazh ne kete tip aktiviteti fillimisht perfitojne kembet dhe kaviljet te cilat humbin sensin e rendeses qe shpesh i pershkon, ne te shumten e rasteve gjate veres. Permes levizjeve te ushtruara ne uje prodhohet nje masazh konstant qe aktivizon pompen venoze, duke favorizuar qarkullimin e gjakut me pozitivitet ne gjymtyret e poshtme. Perberja e ujit te detit eshte e nevojshme per lekuren, sepse ka nje efekt tonifikues dhe drenues.
Lekura behet e bute dhe rimodelohet pamja e saj. Nuk eshte nje rast qe nder metodat me te mira per te luftuar celulitin eshte shetitja ne ujin e detit. Ne keto raste, duhet te keni parasysh qe niveli i ujit tju vije deri tek ijet dhe shetitja duhet te zgjase te pakten 40 minuta. Gjate gjysem oreshit te pare trupi djeg, vetem sheqernat ne gjak, ndersa fillon te leviz yndyrnat qe depozitohen nen lekure pas 30 minuta ushtrime. Per te kontribuar ne efektet e mira e te ecurit ne det jane edhe elementet ambjental rrethues, ajri me jod, shume i rendesishem per metabolizmin. ikub.al