BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    A duhet te hame mengjes?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje A duhet te hame mengjes?

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/8/2011, 11:27

    A duhet te hame mengjes? Images

    Tre nga dhjete europiane e nisin diten jo ne menyren e pershtatshme, shpesh me nje kafe apo nje leng te shpejte frutash. Por, studimet e fundit tregojne se ajo qe konsumohet ne mengjes luan nje rol te rendesishem per te ushqyer trurin dhe evituar mbipeshen…

    Nese hani rregullisht mengjes, keni zgjedhur menyren me te mire per te mbrojtur shendetin, nese jo, duhet te dini dicka: nga pikepamja e ushqyerjes, te formes fizike dhe performancave te perditshme, nuk ka asgje me te keqe se sa te heqesh dore nga mengjesi. Ky eshte nje gabim qe ben me shume se 10 per qind e europianeve. Per me teper qe, nga ata qe ulen ne tavoline para se te nisin diten, vetem 30 per qind jane te mirinformuar rreth asaj qe po konsumojne. Qe mengjesi eshte nje nga vaktet me te rendesishme te dites, e kane konfirmuar me dhjetera studime.

    Me i fundit eshte ai i bere nga nje universitet anglez, i cili ka treguar te njejten gje. Sipas analizes se tyre, nje mengjes i mire jo vetem na jep energjine e nevojshme per aktivitetet e mengjesit pas gjumit, por ben qe ne vaktet e mevonshme trupi te marre nje numer me te vogel kalorish. Nje tjeter studim qe sapo ka dale ne “American Journal of Lifestyle Medicine”, tregon rezultatet me te mira ne testet konjektive apo logjike te atyre qe sapo zgjohen, konsumojne te pakten 350 kalori. Sikur te mos mjaftonte, te tjere artikuj ne “Public Halth Nutriotin” tregojne se, kush ha vazhdimisht mengjes, ka nje predispozite me te ulet per t’u bere apo per te vuajtur nga mbipesha.

    Perkundrazi, adoleshentet qe zakonisht e nisin diten pa mengjes, ishin subjektet me te rrezikuar qe kur te rriteshin te kishin probleme me mbipeshen. Ne fund, te tjera studime tregojne se zakoni per te ngrene mengjes fitohet qe ne moshen e femijerise, qe kur nena na ushqente me gji. Por ky nuk eshte nje problem qe prek vetem te rriturit. Edhe te me te vegjlit vihet re nje tendence e tille: nga 10 deri ne 30 per qind e femijeve dhe adoleshenteve ne Europe e SHBA nuk hane mengjes, te pakten ne menyre te rregullt. Nje zakon i gabuar i perhapur qe nga viti 1965, qe arriti kulmin pas vitit 2000. Shkaqet? Sipas nje sondazhi, jane vete femijet amerikane dhe europiane qe tregojne arsyet: pak kohe ne dispozicion, pergjumja dhe mungesa e rendesia qe i kushtojne.

    E cuditshme eshte se si vajzat nga 11 deri ne 18 vjec tregojne se nuk hanin mengjes per te qendruar ne forme. Por cila eshte menyra e duhur per te ngrene mengjesin? Cfare duhet te hame ekzaktesisht? Dietologet tregojne se nuk ekziston vetem nje meny precize dhe e shendetshme per mengjesin, shume kombinime ushqimesh jane me se te vlefshme. Cdokush duhet te zgjedhe sipas deshires se momentit. Ne cdo rast te bazohen mbi nje rregull te rendesishem: “Vakti i pare i dites, per te qene korrekt dhe i balancuar, duhet te kete tri shtylla kryesore: nje baze solide karbohidratesh, fruta, qumesht ose kos”.

    Karbohidratet, burimi kryesor i te cilave jane dritherat, biskotat, buka e thekur, veprojne menjehere mbi metabolizmin e glukozit dhe mbi insulinen, ndaj ne vaktet e mevonshme trupi ka nevoje per me pak kalori. Kur nje mengjes eshte shume i pasur me karbohidrate, organizmi leshon hormone qe rregullojne glikeminen, duke na dhene edhe nje gjendje ngopjeje gjate gjithe dites. Po ashtu, fibrat qe gjenden te frutat, nese merren ne menyre te rregullt dhe me shumice ne nje mengjes te pasur me karbohidrate, jane te lidhura me nje nivel te ulet kolesteroli.

    “Qumeshti apo kosi, nje prej shtyllave ku duhet te mbeshtetet mengjesi, eshte i domosdoshem edhe te te rriturit, sepse permban kalcium, qe eshte shume i lehte per t’u perthithur nga organizmi, ndryshe nga ai qe gjendet te bimet apo produktet e mishit, qe eshte me i veshtire per t’u absorbuar lehte, sepse eshte i lidhur me substanca te tjera”, - shpjegojne dietologet. Perqindja e kalciumit te absorbuar ne nje mengjes me baze qumeshti shkon nga 30 deri ne 50 per qind, njelloj sa ajo qe merret nga uji. Por nese ne vend te qumeshtit konsumojme nje pjate spinaq, kjo perqindje ulet ne menyre drastike. Nese jeni intolerante ndaj laktozit dhe organizmi juaj nuk e pranon qumeshtin, ai pa laktoz ruan te njejtat veti.

    Ne rastin e intolerances ndaj disa proteinave te qumeshtit, mund te zgjidhet ai i sojes. Disa shembuj te mire mengjesesh jane si me poshte: qumesht, corn flakes dhe fruta; qumesht, biskota te thata dhe nje leng frutash; qumesht, buke e thekur, marmelate dhe leng frutash; qumesht, buke, gjalpe, marmelate dhe nje pije; qumesht, kroasan me drithera dhe fruta; qumesht, kroasan dhe nje molle. Po ashtu, sipas keshillave te dietologeve, eshte mire qe mengjesi qe konsumohet ne bar shpesh me briosh dhe kapucino te mos kthehet ne nje zakon. Te pakeshillueshem jane edhe modelet e menyve te mengjesit ku perfshihet vetem kafeja ose caji, edhe pse shoqerohen me biskota.

    Edhe mengjeset “alla angleze” nuk jane te keshillueshme, sepse jane shume te pasura me proteina dhe te varfra me fibra e karbohidrate. Megjithate, mengjeset angleze nuk perputhen shume me dieten mesdhetare. Nje doze e moderuar cokollate ne mengjes nuk perben problem, mbi te gjitha nese eshte nje motiv i mire per t’u ulur ne tavoline. Ekspertet thone se: “Vakti i pare eshte ne gjendje te permbushe 30 per qind te nevojave kalorike te dites dhe mund te beje qe ne dreke te konsumosh vetem nje pjate me perime”. Per me teper, ata keshillojne se prinderit duhet gjithmone te shohin perberesit dhe vlerat e tyre ushqyese dhe te orientohen mbi produktet qe permbajne pak yndyre dhe jo yndyra te hidrogjenizuara. Roli i prinderve te mengjesi i femijeve eshte thelbesor edhe ne aspekte te tjera: “Mengjesi shpesh nuk hahet, sepse prinderit nuk e japin vete shembullin te paret.

    Duhet te jene ata te paret qe te japin modelin e sjelljes se mire qe prej lindjes se femijes. Qumeshti i dhene ne mengjes perben per ta vaktin e pare te dites. Pergjithesisht mengjesi duhet te jete i bollshem, asnjehere i njejte dhe shume i larmishem: kakao, qumesht, biskota, mjalte, marmelate dhe fruta. Nje mengjes optimal per nje femije duhet te permbaje nje sasi qumeshti te barabarte me gjysme litri, d.m.th. nje tas te madh, tre kater biskota dhe disa fruta. Keto sasi mund te rriten me shume nese gjate dites parashikohen aktivitete te ndryshme fizike apo studime te lodhshme. Keshtu, sipas statistikave te bera, nje ne kater femra te moshes nga 25 ne 37 vjece zakonisht nuk e hane mengjesin.

    Nuk duhet asnjehere te harrojme se studimet shkencore te 20 viteve te fundit kane arritur ne perfundimin se mengjesi eshte vakti me i rendesishem dhe i domosdoshem i dites. Nje mengjes sado i thjeshte, me qumesht, recel apo fruta, eshte burim vitaminash. Ai ben te mundur nje perqendrim me te madh dhe rrit mundesine per te kontrolluar peshen. Keshtu, studimet kane treguar se femijet qe hane mengjes kane arritur rezultate te larta ne provime dhe nje nivel me te larte te perqendrimit ne klase. Ata gjithashtu jane me te gjalle dhe me kreative. E njejta gje vlen edhe per te rriturit. Gjithashtu, eshte vertetuar se ata qe nuk hane rregullisht vaktin e pare te dites, kane me shume mundesi per t’u bere obeze. Shume te rritur nuk hane mengjes, me shprese se do te dobesohen. Per fat te keq, ideja e humbjes se kilogrameve ne kete menyre eshte krejtesisht e deshtuar.

    Marre nga Shqip

      Ora ėshtė 14/11/2024, 07:57