BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur jemi pa gjume hame me shume!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur jemi pa gjume hame me shume!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/10/2011, 12:48

    Kur jemi pa gjume hame me shume! Images

    Kualiteti i gjumit ne kombinim me kontrollin e stresit mund te ndihmoje ne luften kunder trashjes. Studimi gjashtemujor i shkencetareve nga Universiteti Kolumbia ne te cilen kane marre pjese 472 persona te trashe ka vertetuar nese tepria apo mungesa e gjumit ndikon ne zvogelimin e peshes. Pjesemarresit e studimit tek te cilet eshte regjistruar ekspozimi me i madh ndaj stresit, po ashtu kane qene me pak te suksesshem ne tentimet per te humbur kilogramet e tepert.

    Ne studimin e kryer ne Qendren per studime shendetesore te anketuarit kane konsumuar mesatarisht rreth 500 kalori ne dite me pak se ne fillim te studimit, ndersa ishin te perfshire edhe ne aktivitete te rregullta trupore.

    Lidhja e mungeses se gjumit dhe apetitit me te madh ishte me e theksuar tek femrat. U tregua qe te anketuarat pas fjetjes prej kater oresh gjate dites se ardhshme kane konsumuar mesatarisht 329 kalori me shume se sa zakonisht. Meshkujt pas gjumit kaq te shkurter kane konsumuar mesatarisht 263 kalori me shume.

    Pjesemarresve te pafjetur te studimit me te preferuar e kishin ushqimin me perqindje te larte te proteinave dhe yndyrave. Sipasstudimeve, me kete ritem per nje vit masa trupore e te anketuarve do te rritej per 15 kilograme.

    Shume studime te meparshme kane treguar lidhjen ne mes kohezgjatjes se pamjaftueshme te gjumit dhe rrezikut me te madh per grumbullimin e kilogrameve te tepert.

    Personat qe nuk flene sa duhet mund te kene deri 48 per qind rrezik me te madh per zhvillimin e semundjeve te zemres, paralajmerojne shkencetaret britanike te Universitetit Warwick, te cilet po ashtu theksojne qe periudhat me te gjata te mungeses se gjumit mund te rezultojne edhe me rritjen e shanseve per sulm ne zemer apo tru.

    Studimi ka vertetuar qe shumices se njerezve u nevojiten 6 deri 8 ore gjume, ndersa shkencetaret shtojne qe mungesa kronike e gjumit eshte e lidhur me rritjen e nivelit te hormoneve dhe komponimeve kimike vendimtare per trashje, dhe qe rrisin rrezikun nga tensioni i larte i gjakut, semundjet e zemres, sulmi ne tru, diabeti dhe koncentrimi i rritur i kolesterolit ne gjak. Infoalbania

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:51